AlbanianSport.com 20/01/2021 19:05
ASNN – Përpara se grupi i njohur muzikor “Run-DMC” të shfaqej kudo me “adidas SUPERSTAR”, atletja ikonike u dizenjua për një motiv shumë specifik: të sillte revolucion në botën e atleteve të basketbollit. Askush nuk e kishte menduar, se shumë shpejtë, silueta do të pushtonte industrinë e veshjeve sportive dhe zemrat e të gjithëve.
Slogani i “adidas SUPERSTAR”: “We’ve got a feeling for winning”
“SUPERSTAR” u krijua në vitin 1969 dhe njihej ndryshe si “the shelltoe”, emër i fituar nga pjesa e përparme e atletes e cila të jepte ndjesinë e një guacke. Në fakt, pjesa e përparme u inspirua nga topi i baskebollit dhe ngjan pikërisht si një i tillë.
Pse konsiderohet një revolucion?
Në kohën e daljes në treg të modelit, lëkura në pjesën e sipërme dhe “guacka” në pjesën e përparme, ishin plotësisht të paimagjinuara më herët në një atlete dhe shumë shpejtë kapën vëmëndjen e basketbollistëve profesinistë, vecanërisht ikonën e asaj kohe, Karim Abdul Xhabar. Ai ishte basketbollisti i parë i cili nënshkroi kontratë me “adidas”-in.
Aftësitë dhe manovrat e tij të pakrahasueshme kishin nevojë për një atlete të nivelit të parë, dhe kush më mire se “SUPERSTAR” mund t’ia mundësonte atë. Ndërkohë që industria e veshjeve sportive evoluonte, “adidas SUPERSTAR” vazhdoi të mbizotëronte në treg. Në mënyrë shumë natyrale, nga fushat e baketbollit, “SUPERSTAR” pushtoi rrugët e qytetit dhe zemrat e të gjithë artistëve kudo në botë.
Në vitet 1980-të, grupi i njohur i “hip-hop”-it, Run-DMC, zgjodhi të përdorte “adidas SUPERSTAR” kudo në koncerte, por duke i veshur ato pa lidhëse. U bë aq e dukshme dashuria e grupit për “SUPERSTAR” saqë ata madje shkruajtën një këngë për to, të titulluar “My adidas”. “SUPERSTAR”, që nga ajo kohë ka ardhur në forma dhe dizajne të ndryshme.
Modeli është bërë pjesë e modës së përditshme dhe tani vishet rregullisht si atlete “lifestyle”.