“adidas SUPERSTAR”, historia e një ikone që kapërceu parketin

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2024 17:45

ASNN – Përpara se grupi i njohur muzikor “Run-DMC” të shfaqej kudo me “adidas SUPERSTAR”, atletja ikonike u dizenjua për një motiv shumë specifik: të sillte revolucion në botën e atleteve të basketbollit. Askush nuk e kishte menduar, se shumë shpejt, silueta e saj do të kthehej në ikonë të veshjeve sportive dhe zemrat e të gjithëve. Slogani i adidas SUPERSTAR: We’ve got a feeling for winning (Ne kemi ndjesinë për të fituar).

SUPERSTAR u krijua në vitin 1969 dhe njihej ndryshe si “the shelltoe”, emër i fituar nga pjesa e përparme e atletes e cila kishte formën e një guaske. Në fakt, pjesa e përparme u inspirua nga topi i baskebollit dhe ngjan pikërisht si një i tillë. Pse konsiderohet një revolucion? Në kohën e lançimit të modelit, lëkura në pjesën e sipërme dhe “guaska” në pjesën e përparme, ishin plotësisht të paimagjinuara më herët në një atlete dhe shumë shpejt kapën vëmendjen e basketbollistëve profesionistë, veçanërisht ikonën e asaj kohe, Karim Abdul Xhabar.

Ai ishte basketbollisti i parë i cili nënshkroi një kontratë me “adidas”-in. Aftësitë dhe manovrat e tij të pakrahasueshme kishin nevojë për një atlete që t’i përgjigjej këtij niveli, dhe kush më mirë se “SUPERSTAR” mund t’ia mundësonte atë. Ndërkohë që industria e veshjeve sportive po avanconte, “adidas SUPERSTAR” vazhdoi të mbizotëronte në treg. Në mënyrë shumë natyrale, nga fushat e basketbollit, “SUPERSTAR” pushtoi rrugët e qytetit dhe zemrat e të gjithë artistëve kudo në botë.

Në vitet 80’, grupi i njohur i hip-hopit, Run-DMC, zgjodhi të përdorte “adidas SUPERSTAR” nëpër koncerte duke i veshur ato pa lidhëse. Adhurimi i grupit për “SUPERSTAR” u bë aq i dukshëm saqë ata madje shkruajtën një këngë për to, të titulluar “My adidas”. Që atëherë, ishte fillimi i një prej bashkëpunimeve më të suksesshme dhe njëkohësisht të papritura në modë. Kjo ishte hera e parë që një markë sportive kishte përdorur muzikën për të promovuar produktin e tyre.

“SUPERSTAR”, që nga ajo kohë ka ardhur në forma dhe dizajne të ndryshme. Modeli është bërë pjesë e modës së përditshme të të rinjve dhe tani vishet rregullisht si atlete “lifestyle”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh