“adidas Samba”, ikona e “street style” dhe kulturës urbane prej mëse 70 vitesh

Share Button

AlbanianSport.com 31/01/2024 18:05

ASNN – “adidas Samba” është një ikonë e atleteve, që përkufizojnë plotësisht elegancën e një veshje “street style” dhe kanë një vend të padiskutueshëm në kulturën urbane. Të frymëzuara nga futbolli e të lançuara në dekadën e viteve 1950’, këto atlete janë kthyer në një simbol të stilit të përjetshëm.

Dizajni klasik i “adidas Samba”, me pjesën e sipërme lëkurë kombinuar me kamosh, majën spikatëse me përforcim, shollën prej gome dhe rripat anësorë i ka rezistuar kohës duke fituar admirues, si në sport, ashtu edhe në modë. Silueta e gjithanshme e tyre i ka kthyer në një element thelbësor të garderobës së çdo adhuruesi të atleteve.

Mund të kombinohen me xhinse, streçe, pantallona dhe në çdo rast do t’i japin një prekje të sofistikuar dhe outfitit më minimalist. Në 2024, “adidas Samba” nuk e ka humbur aspak lavdinë e saj dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e të famshmëve, dizenjatorëve dhe adhuruesve të “street style” njëlloj.

Si në versionet klasike ashtu edhe në versionet e veçanta më ekskluzive, “Samba” është zgjedhja e preferuar e atyre që kërkojnë një atlete ku kombinohet stili retro me atë bashkëkohor. Që nga lançimi më i fundit i “adidas Samba” të personalizuara për futbollistin Lionel Mesi deri në bashkëpunime me dizenjatorë të famshëm, këto atlete vazhdojnë të zgjojnë entuziazmin e ndjekësve të modës urbane dhe sportive.

“adidas Samba” është jo vetëm një ikonë stili, por përfaqëson gjithashtu evoluimin e vazhdueshëm të këpucëve sportive dhe aftësinë e tyre për të kapërcyer kufijtë dhe gjeneratat. Trashëgimia e saj i reziston kohës duke mbajtur vendin si një referencë i padiskutueshme në botën e atleteve urbane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh