AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10
ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën e adhuruesve të modës dhe atletja “adidas Ozmillen” e konfirmon këtë. Dekada e viteve 1990’ ishte fantastike dhe shumë nga ne e kujtojnë me nostalgji, jo vetëm sepse gjërat ishin kaq të ndryshme nga sot, por sepse diçka që karakterizoi këtë dekadë ishte moda e guximshme. Dhe të qenit i guximshëm lidhet ngushtë me të qenit origjinal, ndaj orgjinaliteti është në thelb të çdo tendence të modës, në çdo kohë.
Për këtë arsye, vitet 90’ po imponohen me forcë dhe shumë marka kanë vendosur të ringjallin trendet më të suksesshme të kësaj epoke. Me prekjen moderne të kohëve të sotme sigurisht. Veshjet, aksesorët dhe, më e rëndësishmja, atletet janë ridizenjuar me këtë prekje “retro” që të vëmë në pah versionin më të mirë të vetes sonë. Ekstravagente, me përmasa voluminoze dhe me platformë. Të tilla ishin atletet e viteve 90’. Të frymëzuar nga “street style”, në kohën e sotme ato rivijnë me një kombinim më harmonik ngjyrash dhe materialesh më fine, me dizajne shumë më estetike dhe platformën që stilizon çdo siluetë të të dyja gjinive.
Dhe nëse ka një atlete që i materializon më së miri të gjitha këto kjo është “adidas Ozmillen”. Atletja “adidas Ozmillen” është konceptuar për ata që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë të pavarur. Frymëzuar nga modeli “OZWEEGO”, që shkaktoi një revolucion në vitet 90′ ka një siluetë me prerje të ulët, majë emblematike gome dhe 3 shiritat nën panelin anësor. Të disponueshme për femra dhe meshkuj, rivijnë me ngjyra dhe kontraste moderne.
Shtresat fosforeshente dhe pjesa e poshtme rrjetë dhe sintetike u japin një prekje futuriste. Tre shiritat anësorë i japin prekjen ikonike karakteristike të “adidas”-it. Por, përtej estetikës, nëse ka një gjë që i dallon është komoditeti. Për këtë arsye, do të duash t’i veshësh parreshtur. Kanë amortizimin e shkëlqyer të “adidas Adiplus” që t’i bësh ballë ditës me një stil të gjithanshëm dhe energjik. Gjëja më e bukur rreth adidas “Ozmillen” është që përshtaten bukur me çdo “outfit casual”.
Perfekte për outfite sportive, ato kombinojnë si me pantallona, ashtu edhe me xhinse, apo pantallona dhe funde të shkurtra në linjë perfekte me trendin sporty chic që ka pushtuar pasarelat dhe mjediset urbane sezonet e fundit.