AlbanianSport.com 16/08/2021 21:10
ASNN – Vitet 1990-të mund të jenë vërtetë larg, por kjo nuk do të thotë që stili i pakrahasueshëm i asaj periudhe të mbetet në harresë. Përkundrazi, gjithnjë e më shumë stili modern-urban po gjen frymëzim tek stili “retro”. Dhe frymëzuar nga e kaluara, “OZELIA” është një nga modelet më të reja të prezantuari së fundmi nga “adidas”.
Dizajni dinamik i ka rrënjët në stilin e viteve 1990, me linja të theksuara dhe detaje fosforeshente. Silueta e rafinuar me një pamje dinamike është e pajisur me materialin e butë “adiprene” që siguron nivelin e duhur të rehatisë që ju nevojitet gjatë ditës.
Një detaj tjetër i rëndësishëm është materiali miqësor me mjedisin (eco-friendly) i përdorur, krijuar me material të ricikluar, që tregon edhe një herë luftën e “adidas” kundër mbetjeve plastike. Ndiqni prirjet më të reja të modës, duke kontribuar njëkohësishtnë një të ardhme më të mirë për planetin tonë!
“adidas OZELIA” tashmë në të gjitha dyqanet “adidas” në Shqipëri.