AlbanianSport.com 14.11.2014 18:45
“adidas MiCoach SMART BALL” është përzgjedhur si një prej risive teknologjike kandidate për çmimin “Inovacioni më i mirë për vitin 2015” nga CES. “miCoach SMART BALL”, është përzgjedhur nga konkursi i përvitshëm në fushën e inovacioneve teknologjike, si një prej risive teknologjike kandidate, për t’u nderuar me çmimin “Inovacioni më i mirë për vitin 2015”, në fushën e sportit të “fitness”-it dhe në kategorinë e produkteve “Biotech”.
“adidas MiCoach SMART BALL”, i nxjerrë për herë të parë në treg në muajin qershor të këtij viti, është cilësuar si një “Smart Bluetooth” dhe gjithashtu si një prej aplikacioneve të aktivizuar gjatë ndeshjeve të futbollit, me teknologji të integruar sensorësh dhe të projektuar për trajnimin e lojtarëve në rastet e daljes së topit jashtë fushës së lojës, si pasojë e faulleve apo goditjeve të ndryshme, të tilla si: penallti, goditjet e dënimit, gjuajtjet e lira, goditjet nga këndi, pasimet e gjata dhe gjuajtjet e pastra në portë për të shënuar gol.
“miCoach SMART BALL” transmeton të dhëna se sa e fortë ka rezultuar gjuajtja, ofron trajektoret e fluturimit vizual të topit, përshkruan rrotullimet e topit në ajër apo në tokë dhe tregon pikat e ndikimit përmes aplikacionit “adidas MiCoach SMART BALL”. Njoftimet paraprake për ndarjen e çmimit “Inovacioni më i mirë 2015”, të paraqitura në datën 11 nëntor 2014, gjatë konferencës për shtyp të CES, në Nju Jork, janë ndjekur me mjaft interes nga media e industrive më elitare, të etura për të mësuar, se kush do të nderohet këtë vit me çmimin e inovacionit.
Pas kthimit në Nju Jork për vitin e tij të dhjetë të organizimit, CES hedh një shikim mbrapa në kohë mbi teknologjitë dhe produktet më inovative të vitit, vetëm dy muaj përpara konkursit të radhës “International CES”, i cili do të mbahet në Las Vegas. Vitrina vjetore e këtyre produkteve dhe eventet e ndryshme në rrjetet e konkurruesve, tërheqin çdo vit me dhjetra ekspozues të punimeve të tyre e më shumë se 400 media dhe të pranishëm.
Kristian DiBenedeto, drejtori më i lartë i inovacionit të “adidas” është shprehur: “Ne jemi mjaft të kënaqur që “adidas MiCoach SMART BALL”, ka qenë e njohur në Çmimet “CES Innovation Awards”. Nominimi ynë në këtë konkurs kaq prestigjoz dhe të rëndësishëm, është prova e gjallë e dizajnit unik të produktit që ne ofrojmë dhe gjithashtu është tregues i njohjes dhe vlerësimit maksimal të risive dhe teknologjive tepër të sofistikuara që “adidas” aplikon tek produktet e saj.”
“adidas” është themeluar me një filozofi të qartë në vetvete dhe me një mision të thjeshtë për të përmbushur: t’i bëjë sportistët më të mirë. Për ta realizuar me sukses këtë qëllim, “adidas” ka krijuar një ekosistem të produkteve “miCoach”, të dizenjuar për të mundësuar atletët të arrijnë në mënyrë sa më efiçiente dhe efektive potencialin e tyre fizik, duke kombinuar shkencën e sporteve të niveleve më elitare dhe teknologjinë e të veshurit me stërvitjen e vazhdueshme në kohë reale dhe me planet e qarta të trajnimit.
miCoach SMART Ball është në dispozicion për shitje për vetëm 220£ / 299$ në adidas.com, dyqanet e shitjes me pakicë të Apple dhe në apple.com. Aplikacioni miCoach SMART BALL është falas në App Store.