“adidas Gazelle”, aty ku luksi takohet me stilin sportiv

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2024 17:05

ASNN – Atletet “adidas Gazelle”, një ikonë ndër atletet e “adidas”, kanë një vend të padiskutueshëm në kulturën urbane dhe modën bashkëkohore. Nga fillimet modeste deri tek statusi aktual, ato e kanë ruajtur pozicionin e tyre në panoramën vazhdimisht të ndryshueshme të modës së këpucëve sportive duke u kthyer në një siluetë emblematike, e vlerësuar për dizajnin e tyre që i reziston kohës, komoditetin dhe stilin e gjithanshëm.

Konceptuar fillimisht si atlete futbolli, në pak kohë i “braktisi” funksionet e saj dhe fushën për të pushtuar rrugët e për t’u kthyer në një simbol të stilit urban. Silueta e saj e thjeshtë dhe elegante u kthye shumë shpejt në një zgjedhje popullore si për sportistët, ashtu edhe për adhuruesit e modës, duke fituar gjithashtu popullaritet edhe mes muzikantëve, artistëve dhe figurave të tjera me influencë në skenën urbane.

Dizajni i saj klasik dhe stili i gjithanshëm e bënin perfekte për të shprehur stilin personal dhe identitetin kreativ. Pavarësisht ndryshimeve në tendencat e modës së atleteve përgjatë viteve, adidas Gazelle e ka ruajtur rëndësinë e saj duke iu përshtatur risive, por pa e humbur esencën e saj dalluese. Ndër këto risi hyjnë dhe bashkëpunimet me marka të tjera të famshme si “Gucci” për të krijuar produkte të veçanta në llojin e vet për entuziastët e modës në të gjithë botën.

Me këtë koncept lindi edhe “adidas Gazelle x Gucci”, një atlete që kombinon estetikën ikonike të “adidas”-it me dizajnin inovativ të “Gucci”-t, duke krijuar një produkt unik në të cilin shkrihen moda urbane dhe luksi. Me pamjen e saj hibride, që kombinon stampimin nga Gucci me tre shiritat dhe logon identifikuese të adidas, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërmjet atyre që adhurojnë street style, luksin dhe stilin të guximshëm me një identitet të vetin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh