“adidas Futurecraft 4D”… e ardhmja është tani!

Share Button

AlbanianSport.com 05/07/2021 19:15

ASNN – Me pasionin për të ndihmuar atletët të japin maksimumin e paraqitjes së tyre, “adidas” krijoi modelin “Futurecraft 4D”. Këto janë atletet e para të nivelit të lartë, të ndërtuar “Sinteza Dixhitale e Dritës”. Risi, fleksibilitet dhe një kthim i pakrahasueshëm energjie janë kryefjala e këtij modeli.

Teknologjia 4D u krijua nga printimet 3D, duke përdorur ndihmën e dritës dhe sintezës së oksigjenit. Po çfarë e bën këtë teknologji ndryshe nga të tjerat?

 

Kthimi i energjisë

Së pari, është një kthim energjie mbi nivelin e mesatares së eksploruar deri tani. Sasia e energjisë që dërgohet përsëri në këmbë, influencohet drejtpërdrejt nga forca që ju ushtroni në tokë gjatë ecjes. Ky proces forcon lëvizjen tuaj përpara duke ju kursyer energji gjatë çdo hapi.

 

Sistemi i përshtatjes

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është sistemi unik i përshtatjes. Struktura e rrjetës është fleksibile në vende të caktuara dhe qëndron statike në vende të tjera. Me pak fjalë, ajo siguron stabilitet pikërisht aty ku është e nevojshme.

 

Fleksibiliteti

Sholla e poshtme, e krijuar nga gjigandi i gomave “Continental”, ju jep mundësinë të ndryshoni menjëherë drejtim, që do të thotë asnjë sekondë e rëndësishme e humbur.

 

Stabiliteti

Një kthim i papritur i kyçit të këmbës mund të prishë gjithë ditën tuaj, prandaj të paturit të një modeli të qëndrueshëm është shumë e rëndësishme. Falë shtresave TPU (poliuretan termoplastik), këto atlete ofrojnë qëndrueshmëri maksimale.

Shumë njerëz e kanë imagjinuar se si do të duken atletet e së ardhmes. “adidas Futurecraft  4D” është pikërisht modeli që po hap rrugën drejt inovacionit bazuar në vite kërkimesh dhe duke përdorur teknologjinë më të re të printimit 3D.

“Futurecraft 4D”, e ardhmja është tani!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh