“adidas DEERUPT”, një lidhje e fortë me komunitetin krijues!

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2021 20:10

ASNN – “adidas Deerupt” është pa dyshim një nga modelet më ikonike të krijuara ndonjë herë në historinë e modës sportive. Qe në momentet e para të prezantimit të saj, silueta e mbuluar me rrjetë u bë jehonë dhe gjithë të rinjtë e donin me patjetër një të tillë. Ideja fillestare e dizajnit erdhi nga modelet më të suksesshme të së kaluarës si “New York runner” dhe “Marathon trainer”. Modeli i rrjetës që shtrihet ne të gjithë siluetën quhet “Dellinger Web’” dhe u krijua nga atleti dhe 3 herë fituesi në Lojërat Olimpike, Uilliam Dellinger.

Rrjeta u përdor si një teknologji e forcimit të shollës, e cila absorbonte goditjet dhe i shpërndante ato butesisht në të gjithë sipërfaqen e saj. Përvec inovacionit në teknologji, rrjeta solli një estetikë moderne të cilën askush nuk e kishte eksploruar më parë. Dizajni minimalist në “adidas Deerupt” të jepte ndjesinë e jetesës urbane, arkitekturës moderne dhe fenomeneve të veçanta natyrore. Veshjet “street-style tashmë kishin një tjetër frymë. Të rinjtë i kombinuan atletet e preferuara me corape të gjata adidas, tuta të gjera, pantallona klasike apo edhe me fustane sportive.

“Deerupt” ishte kudo. Disa karakteristika të tjera të dizajnit që e bëjnë atleten super komode janë: Sholla “Eva”, e cila i ofron këmbës stabilitet dhe qëndrueshmëri. Materiali i saj është i tillë që suporton të gjitha sfidat që mund të sjellë terreni, pesha e trupit dhe të gjitha presionet e mundshme që ndodhin gjatë ecjes. Një tjetër pjesë fantastike e dizajnit të atletes është kombinimi i shollës “Eva” dhe shollës së brendshme “Ortholite”. Sholla Ortholite është e butë dhe përshtatet lehtësishtë me formën e këmbës suaj.

Distancat e largëta do të duken minimale ndërsa energjia juaj maksimale. Me “Deerupt”, qëllimi ishte të krijohej një lidhje e fortë me komunitetin krijues duke folur gjuhën e tyre, pjesë e së cilës është shprehja e vetes nëpërmjet stilit të veshjes. Sot, të gjithë e kanë një model të tillë. Në rrugë, në zyrë apo në festë, adidas Deerupt do e gjejë gjithmonë momentin e duhur për të shkëlqyer.

| SPORT WITH STYLE |

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh