Adem Muhametaj: Basketbolli ynë peng i infrastrukturës & trajtimit (I)

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Kamza-Basket-Superkupa-2015-Muhametaj-pushim

Adriatik Balla 23.08.2015 09:35

Ndryshe nga futbolli që ka arritur një nivel të kënaqshëm cilësie, shfaqur me ecurinë e mirë të klubeve tona në veprimtaritë evropiane dhe me paraqitjen e kënaqshme të ekipit kombëtar në Eliminatoret e “Francë 2016”, basketbolli është shumë prapa, me probleme të mprehta dhe nivel gare aspak të kënaqshëm, si dhe me diferenca të shprehura me kundërshtarët evropianë, qofshin këto dhe vende sa Shqipëria. Natyrisht, problemi në basketboll është i trashëguar, që lidhet me mungesën e infrastrukturës së nevojshme dhe me mungesën e vëmendjes së duhur nga institucionet përkatëse politike që menaxhojnë sportin në vend.

Prej kohësh flitet për mungesën e ambienteve dhe qeveritë që ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës bëjnë shumë pak në këtë drejtim, duke bërë që basketbolli ynë të mbetet në nivel mediokriteti. Gjithsesi, premtues është fakti se ka talente, ka të rinj që angazhohen dhe dëshirë për të punuar, por bëhet shumë pak për t’u dhënë një të ardhme sportive këtyre elementëve. Duke folur për këto probleme, trajneri i njohur i Kamza Basket, Adem Muhametaj, shprehet për gazetën “SOT” se në Shqipëri basketbolli, ndryshe nga Kosova që e trajton si sport primar, trajtohet i dorës së dytë.

Dhe duke u vlerësuar në këtë formë, ndaj tij ka humbur interesimi apo kujdesi i duhur nga institucionet, dëshmuar me investimin e paktë në palestra dhe infrastrukturë sportive në tërësi. Muhametaj komenton edhe ecurinë e Kamza Basket në basketbollin shqiptar, pretendimet për titullin dhe pjesëmarrjen vitin e ardhshëm në Ligën Ballkanike. Ndryshe nga klubet e tjera, çështjen e basketbollit në Kamzë e kanë zgjidhur, pasi është ndërtuar palestra dhe Kamza ka ekipe moshash si dhe ekip femrash, duke i dhënë përparësinë e duhur këtij sporti.

Megjithatë, për Muhametajn nevojitet që basketbolli të marrë përkushtimin e duhur të instancave, në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i ri dhe Shqipëria të ketë një ligë profesioniste dhe të jetë rivale e denjë në rang evropian. Në dy ditët në vijim, AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë dhe në dy pjesë intervistën që trajneri i basketbollit, Adem Muhametaj, dha për të përditshmen shqiptare “SOT”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh