AlbanianSport.com 02.12.2014 12:30
ASNN – Ada e Velipojës duket se të gjithë vëmendjen e saj e ka përqendruar tek skuadra e dytë, e cila ka nisur sezonin e saj në Kategorinë e Tretë. Në fakt, ekipi i parë, teksa është mundur këtë javë në Kavajë duket se e ka me pikëpyetje të madhe qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Duke mbetur tek Ada e Velipojës B, kjo skuadër e ka nisur mirë kampionatin, ndërsa ka fituar 4-0 me Flabinën dhe 3-0 me AAS-në dhe ndeshja e radhës është me Djelminën shkodrane, quajtur ndryshe derbi i Veriut. Djelmnia shkodrane ka humbur ndeshjen e parë 0-1 me Shkëndijën e Durrësit dhe ka fituar 15-0 me Drinin FK.
Ada e Velipojës B pretendon fitoren, e cila do të jetë si një mundësi e mirë për të forcuar kreu në grupin A të Kategorisë së Tretë për të pretenduar në Kategorinë e Dytë. Duhet që kjo skuadër duhet të mbajë ecurinë pozitive të këtyre ndeshjeve, ndërsa humbjen e fundit e ka në ndeshjet miqësore.
Sipas një statistike, Ada B në 26 ndeshje zyrtare numëron 26 fitore. Dhe kjo, edhe sipas velipojakëve, tregon formën e mirë që po vazhdon të paraqesë ky ekip. E thënë ndryshe, Ada e Velipojës B që tani kërkon titullin kampion në Kategorinë e Tretë.