AlbanianSport.com 21.12.2014 22:35
ASNN – Është luajtur sot edhe ndeshja e fundit e javës së 12-të të grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Ada e Velipojës ka shkuar dëm një epërsi 3-golëshe, duke u detyruar të kënaqet me një pikë në barazimin 3-3 me Burrelin, në takimin që u luajt në Stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Pavarsisht pikës së marrë, velipojakët mbeten në vendin e fundit në renditje, ndërsa matjanët mbajnë vendin e 5-të.
Java e 12-të e grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit i ka luajtur të shtunën 4 takimet e para dhe janë sërish ekipet e kreut që nuk ndalen dhe vazhdojnë me suksese. Tërbuni ka ruajtur vendin e parë në këtë grup pasi ka mundur 1-0 Ilirinë e Fushë-Krujës me një gol të vetëm të Rocës. Kësisoj, me këtë fitore, pukianët konfirmohen si “kampionë dimri” në këtë grup të Kategorisë së Parë.
Ndërkaq, Mamurrasi e ka ndjekur me të njëjtin hap dhe ka fituar me shifra bindëse në shtëpi përballë Besës 4-2, në një takim ku kavajasit nuk kanë mundur t’i rezistojnë dot vendasve. Besëlidhja gjithashtu ka marrë një fitore të rëndësishme, pasi lezhjanët kanë triumfuar 1-4 në fushë të huaj përballë Veleçikut të Koplikut, fitore që i mban në lojë për vendin e parë në renditje. Ndërkohë, Kastrioti ka mposhtur në shtëpi 2-0 Kamzën, duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 12-të
(20-21 dhjetor 2014)
Mamurrasi – Besa 4-2
Kastrioti – Kamza 2-0
Tërbuni – Iliria Fushë-Krujë 1-0
Veleçiku – Besëlidhja 1-4
Ada Velipojë – Burreli 3-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 12 10 2 0 19-6 32
- Mamurrasi 12 9 2 1 21-6 29
- Besëlidhja 12 9 1 2 28-8 28
- Kastrioti 12 3 4 5 9-13 14
- Burreli 12 4 1 7 13-18 13
- Iliria Fushë-Krujë 12 3 3 6 11-13 12
- Kamza 12 3 3 6 10-19 12
- Besa 12 2 5 5 15-20 11
- Veleçiku 12 3 1 8 10-22 10
- Ada Velipojë 12 2 2 8 12-24 8
Shënuesit më të mirë
10 gola: Malo (Besëlidhja)
9 gola: Fonseka (Mamurrasi)
5 gola: Marashi (Besëlidhja)
4 gola: Myftaraj (Burreli); Greca (Tërbuni); Kuli (Besa)
3 gola: Allamani, Jakupi (Besëlidhja); Ajazi (Iliria); Çelhaka (Besa); Kiri (Ada)
2 gola: Çutra, Mone, Lekaj, Agastra, Djarmati, Rroça (Tërbuni); Abraham, Karapici (Mamurrasi); Banushaj, Djepaxhia (Veleçiku); Tali, Bakiu (Kastrioti); Krasniqi, Sallaku (Besa); Nika, Ferhati, Gjini (Ada); Olatunji (Kamza); Hoxha, Xhorxheviç (Besëlidhja); Doçi, Balluku (Iliria); Pirani (Burreli)
1 gol: Goxhaj, Pasha, Kurti, Lleshi (Iliria); Lala, Sulollari, Ramadani, Mancaku, Vucaj (Mamurrasi); Dibra, Puka, Gjokeja (Besëlidhja); Lushkja, L.Muço, Deliu, Nuri (Besa); Tafa, Mziu, Danaj (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh, Koleci, Blloku (Kamza); Pllumaj, D.Çokaj, Murati (Ada); Liftja, Mustafaj, Kurtaj (Veleçiku); Kaloshi, Julio Çezar, Rapo, Mata, Methasani, Faruku (Burreli); Bytyçi, Kehinde, Shaba, Roshi, Hoxha (Kastrioti)