AlbanianSport.com 22.01.2015 16:25
ASNN – Orges Lini është një përforcim për Adën e Velipojës në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Mbrojtësi 29-vjeçar e ka lënë Besëlidhjen dhe dje ka bërë stërvitjen e parë me skuadrën e drejtuar nga Kreshnik Krepi.
Lini në karrierën e tij ka luajtur me Laçin në sezonet 2008-2009 dhe 2009-2010. Më pas me Adën e Velipojës në Kategorinë e Dytë në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012. Sërisht pjesë e kurbinasve, por dhe e Partizanit.
Përsëri tek Ada e Velipojës dhe në fund tek Besëlidhja për t’u kthyer tek Ada. Kjo është ardhja e gjashtë tek skuadra e Krepit pas pesë lojtarëve të marrë nga Veleçiku i Koplikut.