Gjergj Vyshka 25.01.2015 14:35
Ada e Velipojës ka luajtur miqësoren e saj të parë në periudhën përgatitore dimërore, teksa ka pasur përballë të rinjtë e Vllaznimit, që janë pjesë e Kategorisë Superiore për Nën-19-vjeçarët. Skuadra e Kreshnik Krepit nuk ka falur, por ka shënuar plot pesë gola në portën e shkodranëve.
Ferhati ka shënuar, si rrallëherë më parë këtë sezon, një trifogolësh. Më pas kanë shënuar dhe Rahova e Skutina. E kështu në përfundim 5-1 për Adën. Ndërkohë përforcimet e velipojakëve nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër ende nuk kanë përfunduar.
Pasi kanë bërë të vetën nga Veleçiku Pepajn, Nikshiqin, Mustafajn, Idrizin e Ibrajn, por dhe Linin nga Besëlidhja, tashmë kanë bërë të tyrin dhe Mateo Zefin. Lojtari që ka luajtur me Laçin në dy fazat e para të Kategorisë Superiore ka dalë në stërvitje me velipojakët, të cilët miqësoret dje i kanë nisur mbarë, ndërsa kanë fituar 5-1 me Vllaznimin e Nën-19-vjeçarëve.