AlbanianSport.com 27.01.2015 15:55
ASNN – Ada e Velipojës, e cila e ka objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë, duket se nuk ka të ngopur në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Pasi ka bërë të vetët 5 futbollistë nga Veleçiku, të cilët janë Pepa, Nikshiqi, Mustafa, Idrizi dhe Ibraj, por pasi kanë marrë dhe Linin nga Besëlidhja dhe Zefin nga Laçin, sërish i kanë hedhur sytë nga skuadra koplikase e Veleçiku.
Velipojakët, të paktën edhe sipas burimeve të sigurta, janë në bisedime me Ari Djepaxhinë e Veleçikut. Por janë duke kërkuar dhe portierin e koplikasve Hallunaj, i cili në fakt e pat nisur dhe një provë tek Kastrioti. Nëse vijnë dhe këto dy lojtarë, atëherë do të thotë se Ada ka përfituar nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve nëntë futbollistë, thuajse një formacion.
Sepse vetëm kështu skuadra e Kreshnik Krepit do të mbijetojë në Kategorinë e Parë.