Gjergj Vyshka 22.02.2015 14:40
Ada e Velipojës është dorëzuar pa kushte dje në Pezë-Helmës, ndërsa përballë Tërbunit ka qenë më shumë se sa e lëshuar. Burime të sigurta konfirmojnë të paktën që velipojakët kishin ardhur për të luajtur si pritës në Pezë-Helmës, fushën të cilën në fakt e kanë paguar pukjanët, sepse aty stërviten përditë, vetëm e vetëm që të mos penalizoheshin deri në përjashtim nga kampionati.
Dhe produkti i asaj që është prodhuar dje në Pezë-Helmës, përtej golave që shkonin si “pikët e shiut” në portën e Adës, është një ndeshje krejtësisht pa shije. Tërbuni njihet për forcën që ka si kryesuese e grupit të Veriut, ndërsa dje jo vetëm që ka qenë dita e Bedri Grecës, i cili ka firmosur tripletën, por dhe e të tjerëve për të shënuar sa më shumë në portën e Adës.
E thënë ndryshe, Tërbuni gjeti “shesh” e bëri “përshesh”, ndërsa Ada, përtej përforcimeve të marra në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër, dje ka shfaqur vetëm 11 lojtarë titullarë e pesë rezerva. Një dorëzim total i Adës, aq sa trajneri Kreshnik Krepi ka ikur pa folur për mediat, kurse Giljen ka qenë për 90 minuta spektator në portën e tij.
Madje në këtë ndeshje stërvitore, Plori ka gjetur mundësinë dhe aktivizimit të rezervave si Kabuni e Taulant Marku, të cilët kanë shfaqur një formë për t’u admiruar. Nën brohoritje e “Shqiponjave të Veriut”, por dhe shtatë golave të Tërbunit, ndeshja ka përfunduar ashtu siç dhe mund të mendohej në fillimin e saj, kurse minutat kanë qenë të vështira për t’u shtyrë.
Por gjithsesi Tërbuni e ka merituar fitoren dje, ndërsa ka vendosur rekordin e kategorisë së parë me fitoren 7-0.
Ada Velipojë – Tërbuni 0-7
Shënues: Çaku 8’(a.g.), Djarmati 35’,
Mziu 42’, Kabuni 50’, Greca 61’, 63’, 85’
Ada Velipojë: Curri, Çaku, Ibraj, Arrinaj (Proda 59’), B. Çokaj, Marku, Gokaj, Skutina (Hoxha 46’), D. Çokaj, Pepaj, Mesi (Thorja 46’). Trajner: K. Krepi
Tërbuni: Giljen, Danaj, Karakaçi (Grishi 59’), Rroca, Pelinku, Kepi, Mone, Çutra (T. Marku 46’), Djarmati (Kabuni 46’), Greca, Mziu. Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: O. Ferataj, N. Rrapaj, S. Hanaj (Patos)
Kartonë të verdhë: Çaku / Mziu
Minutat e golave:
8’ Goditje dënimi për Tërbunin, Mziu e ka hedhur topin në thellësi të mbrojtjes velipojake, Greca e Kepi kanë tentuar ta godasin topin me kokë, por Çaku në tentativën për ta larguar rrezikun nga porta e ka devijuar në rrjetë (0-1)
35’ Goditje këndi për Tërbunin në të djathtë të sulmit pukjan, ka krosuar Mziu, Djarmati ka gjuajtur me kokë dhe ka shënuar në të djathtë portierit Curri, ndërsa mbrojtja velipojake ka kaluar një farë mosmarrëveshje (0-2)
42’ Mone ka shpërthyer nga krahu i majtë i sulmit pukjan, ka krosuar, velipojakët nuk e kanë larguar dot rrezikun dhe Mziu me një gjuajtje të fortë nuk ka falur, ndërsa ka shënuar përsëri. (0-3)
50’ Kabuni ka shpërthyer mes mbrojtësve të Adës, teksa i ka kaluar njëri pas tjetrit si “birrila” dhe përballë Currit me shumë qetësi ka gjuajtur dhe ka shënuar. (0-4)
61’ Kombinim mes Taulant Markut dhe Grecës dhe mesfushori, thuajse në një pozicion diagonal me portën velipojake, ka gjuajtur dhe ka shënuar. (0-5)
67’ Kabuni ka pasur për Grecën, i cili ka gjuajtur dy herë, ndërsa herën e parë e kanë larguar për një çast rrezikun velipojakët, dhe ka shënuar në të djathtë të Currit (0-6)
85’ Greca ka firmosur trigolëshin e tij, ndërsa ka çarë mes mbrojtësve të Adës dhe përballë Currit ka gjuajtur e ka shënuar. (0-7)
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 15-të
Të shtunën:
Iliria Fushë-Krujë – Kamza 0-0
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Ada Velipojë – Tërbuni 0-7
Shënues: Kepi 8′, Djarmati 35′, Mziu 43′,
Kabuni 48′, Greca 53′, 67′, 85′
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Besëlidhja – Besa 2-0
Shënues: Xhorxheviç 35’, Marashi 66’
Stadiumi “Besëlidhja”, Lezhë
Veleçiku – Mamurrasi 0-2
Shënues: Fonseka 27′, 66′
Fusha Sportive, Mamurras
Burreli – Kastrioti 3-1
Shënues: Pirani 69′, 72′, Mata 76′ / Sulejmani 47′
Fusha Sportive “Liri Ballabani”, Burrel
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 15 12 3 0 28-6 39
- Mamurrasi 15 12 2 1 29-7 38
- Besëlidhja 15 11 2 2 31-8 35
- Burreli 15 6 1 8 18-21 19
- Iliria Fushë-Krujë 15 4 5 6 12-13 17
- Kamza 15 4 4 7 11-22 16
- Kastrioti 15 3 4 8 10-18 13
- Besa 15 2 6 7 15-23 12
- Ada Velipojë 15 3 2 10 16-34 11
- Veleçiku 15 3 1 11 10-29 10