Gjergj Vyshka 20.02.2015 20:25
Ada e Velipojës, në mungesë të fushës së vet, ka konfirmuar që të shtunën ndeshjen e radhës ndaj Tërbunit të Pukës do ta luajë në Pezë-Helmës në kompleksin sportiv “Internacional”.
Në fakt është fusha e stërvitjes e pukjanëve, por që gjithsesi edhe pas marrjes së trepikëshit në tavolinë me Veleçikun, Ada është bindur për të luajtur atje, ashtu sikurse ka bërë një pjesë të mirë të ndeshjeve në Pukë.
Përfundimisht Ada e Velipojës-Tërbuni luhet në Pezë-Helmës të shtunën.