Ada dhe Kamza, “paqe” në barazimin e mbijetesës në Pukë

Share Button

Ada-Terbuni-festim-goli

Gjergj Vyshka 08.12.2014 13:05

Goli i Kirit është zhvlerësuar nga ai i Bllokut dhe miqtë kanë marrë një pikë të artë. Në Pukë thuajse është luajtur në kushtet e një mjegulle, e cila dhe mund ta pengonte takimin. Ardhja e Ylber Zanit në krye të Kamzës duket se ka sjellë jo vetëm një erë të re në skuadër, por dhe rezultate pozitive. Kështu ka ndodhur dje në Pukë, atje ku është barazuar në limitet e ndeshjes me Adën e Velipojës.

Ndërsa kjo ndeshje ka vlejtur dhe për zhbllokimin e sulmuesit kryesor Albion Blloku, i cili dje ka shënuar golin e parë të sezonit. Ndeshja në fakt është zhvilluar në një terren të rënduar nga shirat e jo vetëm kaq, por dhe në një mjegull, e cila mund dhe ta penalizonte takimin deri në moszhvillim. Në të minutën e 11-të, Ada e Velipojës ka rrezikuar me anë të Ferhatit, por Sejdinaj në gatishmëri ka grushtuar dhe vetëm goditje këndi për vendësit.

Kundërpërgjigjet shpejt Kamza, Koleci e ka nxjerrë në pozicion shënimi Bllokun, që gjuan, por topi ka ngecur në baltë dhe vendësit largojnë rrezikun. Kamza ka aktivizuar disa lojtarë të rinj, të cilët treguan vlera, por në përfundim të pjesës së parë rezultati është i bardhë 0-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Kiri ka paralajmëruar golin e avantazhit, teksa ka goditur shtyllën pas një gjuajtje me kokë.

Por në minutën e 65-të, vendësit e kanë gjetur golin, që ka për autor Kirin, i cili ka shfrytëzuar saktësisht pasimin e Ferhatit dhe 1-0. Deri në minutën e 84-t, kohë në të cilën ka ardhur barazimi i miqve, Ada ka humbur raste të pastra shënimi me autor Ferhatin, Kirin dhe Gjinin. Dhe në minutën e 84-t, Kamza ka ndëshkuar, teksa Maho ka pasuar saktë për Bllokun, i cili me zgjuarsi ka barazuar në 1-1.

Një meritë e madhe e miqve ka qenë portieri Sejdinaj, që ka shmangur gola të sigurt. Një ndeshje “Fair-Play” dhe skuadrat e mbijetesës i kanë ndarë pikët në mes.

 

Ada Velipojë – Kamza          1-1

Shënues: Kiri 65’ / Blloku 84’

 

Ada Velipojë: Bishani, Tota, Çokaj, Murati, Çaku, Skutina (Gjini 46’), Arrinaj, Hoxha (Mesi 88’), Kiri, B. Çokaj, Ferhati (Proda 75’). Trajner: K. Krepi

Kamza: Sejdini, Maho, Nino, Lame (Hametaj 60’), Gjonaj, Zuna (Lala 66’), Xhemalaj, Udoh (Doku 75’), Olatunji, Koleci, Blloku. Trajner: Y. Zani

Gjyqtarë: A. Beqiri, D. Myftari, R. Shaba (Tiranë)

Karton i verdhë: Lame

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Java e 9-të

(6-7 dhjetor 2014)

 

Të shtunën:

Besëlidhja – Mamurrasi      0-1

Tërbuni – Kastrioti               1-0

Veleçiku – Besa                   0-1

Burreli – Iliria Fushë-Krujë 1-0

 

Të dielën:

Ada Velipojë – Kamza          1-1

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Tërbuni 9          7          2          0          14-5                23
  2. Besëlidhja 9          7          1          1          20-3                22
  3. Mamurrasi 9          6          2          1          13-3                20
  4. Besa 9          2          4          3          11-13              10
  5. Kastrioti 9          2          3          4          6-10              10
  6. Veleçiku 9          3          1          5          7-12              10
  7. Iliria Fushë-Krujë 9          2          3          4          8-9                9
  8. Burreli 9          3          0          6          6-11              9
  9. Kamza 9          2          3          4          7-15              9
  10. Ada Velipojë 9          1          1          7          6-18              4

 

Shënuesit më të mirë

5 gola: Malo, Marashi (Besëlidhja)

4 gola: Fonseka (Mamurrasi); Myftaraj (Burreli)

3 gola: Allamani, Jakupi (Besëlidhja); Ajazi (Iliria Fushë-Krujë); Çelhaka, Kuli (Besa); Greca (Tërbuni)

2 gola: Çutra, Mone, Lekaj, Agastra (Tërbuni); Abraham (Mamurrasi); Banushaj (Veleçiku); Tali (Kastrioti); Krasniqi (Besa); Nika, Kiri (Ada); Olatunji (Kamza)

1 gol: Doçi, Goxhaj, Balluku, Pasha, Kurti (Iliria Fushë-Krujë); Karapici, Lala, Sulollari, Ramadani (Mamurrasi); Xhorxheviç, Dibra, Hoxha, Puka (Besëlidhja); Sallaku, Lushkja, L.Muço (Besa); Tafa, Djarmati, Mziu (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh, Koleci, Blloku (Kamza); Ferhati, Pllumaj (Ada); Liftja, Djepaxhia (Veleçiku); Kaloshi, Julio Çezar (Burreli); Bytyçi, Kehinde, Shaba, Bakiu (Kastrioti)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh