Bilardo / Mbyllet Kampionati Kombëtar Ekipor 2015, fiton Flamurtari

Share Button

Bilardo-2015-fituesit-Loku

AlbanianSport.com 01.03.2015 22:05

ASNN – Megjithëse pa mbështetje financiare Federata Shqiptare e Bilardos ka arritur të sfidojë , me sukses të plote me zhvillimin e dy Kampionateve Kombëtare. Brenda kuadrit kohor njëmujor është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Lojës Çift dhe, së fundi, Kampionati i 12-të Kombëtar Ekipor, i cili u zhvillua përgjatë dy ditëve të fundit, më 28 shkurt dhe 1 mars 2015.

Në të morën pjesë 12 ekipe, nga të cilat në krye të klasifikimit u rendit Flamurtari, i drejtuar nga trajneri Besmir Cufe. Merita për këtë fitore i takon bilardistit Denis Zaçe, i cili u bë pjesë e ekipit të Flamurtarit dhe e përfaqësoi denjësisht atë, duke fituar në të gjitha ndeshjet që zhvilloi. Në vend të dytë u rendit ekipi i Apolonisë, nën drejtimin e trajnerit Llazar Naço dhe i përbërë nga bilardistët fierakë Xhafa, Xheli dhe Bregu.

Pavarsisht rezultatit, të tre bilardistët e ekipit të Apolonisë, treguan cilësi të lartë sportive. Ekipi i tretë në renditje për herë të parë në historinë 12-vjeçare të Kampionateve Kombëtare Ekipore është ekipi i Laçit, i drejtuar nga trajneri Simon Shytaj dhe i përbërë nga bilardistët Eklent Kaçi, Marjan Nikolli dhe Eduard Bregu. Ekipi qe zuri vendin e katërt është ekipi i Teutës i cili vazhdimisht ka qenë në krye të klasifikimit gjatë 11 edicioneve të mëparshme.

Është hera e parë që ky ekip pozicionohet në vend të katërt, megjithëse në përbërje ka bilardistët durrsakë me përvojë që kanë shkëlqyer në veprimtaritë e deritanishme, të tillë si Edlir Kurthysa, Eduart Zeqiri dhe Kushtrim Prenga, nën drejtimin e trajnerit Edlir Kurthysa. Edhe në këtë Kampionat Kombëtar, Federata Shqiptare e Bilardos, e drejtuar nga Presidenti i saj, Edmond Loku, spikati për organizimin e shkëlqyer.

Në përfundim të garës, Federata nderoi ekipet fituese me çmimet përkatëse e më konkretisht Flamurtari me 30,000 lekë si vendi i parë, Apolonia me 20,000 si vendi i dytë dhe Laçi me 10,000 leke të reja si vendi i tretë. Ndeshjet e ditës së parë u transmetuan në Televizionin “TeleSport”, ndërsa ditën e dytë u realizua transmetimi i drejtpërdrejtë nga ky TV i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale.

Në muajin mars, Federata Shqiptare e Bilardos do të vazhdojë me Kampionatin Kombëtar Individual, të cilin e ka programuar në kalendarin e saj sportiv të vitit 2015. Me këtë rast, Federata Shqiptare e Bilardos ka falënderuar bashkëpunëtoret e saj dhe klubet sportive që mbështetën ekipet e tyre të bilardos për t’u përfaqësuar në këtë veprimtari të rëndësishme kombëtare.

Ajo u ka bërë apel njëkohësisht të gjithë përfaqësuesve të bizneseve në Shqipëri të bëhen partnere me Federatën Shqiptare të Bilardos në zhvillimin e veprimtarive të saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Sepse kjo është mënyra e vetme që bilardistët e talentuar shqiptarë të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatet Evropiane dhe ato Botërore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Bilardo / Edmond Zaja, fitues i Turneut të Hapur Ballkanik “Steka e Artë”

Bilardo / Edmond Zaja, fitues i Turneut të Hapur Ballkanik “Steka e Artë”

AlbanianSport.com 16/08/2021 17:30 ASNN – Bilardistët shqiptarë zënë 4 vendet e para. Sporti i bilardos

Snooker / Pas “Eurotur”-it, Eklent Kaçi, fiton Kupën e Pavarësisë 2017

Snooker / Pas “Eurotur”-it, Eklent Kaçi, fiton Kupën e Pavarësisë 2017

AlbanianSport.com 30/11/2017 11:35 ASNN – Eklent Kaçi është fituesi i Kupës së Pavarësisë në disiplinën

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it ul siparin në Shëngjin, kurorëzon fituesit

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it ul siparin në Shëngjin, kurorëzon fituesit

AlbanianSport.com 12.06.2017 20:40 ASNN – Kampionati Evropian i disiplinës së bilardos që njihet

“Snooker” / Pas Helgasonit, sot pritet kampioni i dytë i Evropës në Shëngjin

“Snooker” / Pas Helgasonit, sot pritet kampioni i dytë i Evropës në Shëngjin

Gjergj Vyshka 04.06.2017 12:15 Prej më pak se një jave në Shëngjin ka nisur Kampionati Evropian

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it shpall kampionin e tij të parë në Shëngjin

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it shpall kampionin e tij të parë në Shëngjin

AlbanianSport.com 02.06.2017 20:45 ASNN – Duke nisur nga 31 maji, e deri më 11 qershor 2017, po zhvillohet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh