AlbanianSport.com 01.03.2015 19:50
ASNN – Trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, ka deklaruar se do të rishikojë qëndrimin e tij në krye të ekipi pas humbjes me verdhejeshilët. “Një gjykim skandaloz, që nuk e kemi parë as në fushë të huaj, – ka deklaruar ai pas humbjes me Lushnjën. – Nuk fitojmë gjë edhe pse ankohemi, por dikush duhet të merret me gjyqtarët.”
“Humbëm qetësinë në lojë dhe me këtë humbje rrezikojmë, – ka vijuar ai. – Do ta shoh pozicionin tim, por nuk jam unë që vendos. Do takohem pas ndeshjes me presidentin Bime, por nuk mund ta lë “anijen” në mëshirë të fatit.” Ndërkohë, homologu i tij, tajneri i Lushnjës, Artan Bano, ka kërkuar më tepër nga skuadra.
“Ishim përgatitur të fitonim, edhe pse e dinim që do të ishte e vështirë. E kishim parashikuar që Luftëtari do të luante në sulm, ndaj dhe u mbrojtëm duke ruajtur edhe fitoren. Loja jonë duhej të ishte më e mirë, por kishim disa mungesa në formacion”, – ka përfunduar trajneri i lagunarëve.