Gjergj Vyshka 01.03.2015 17:35
Dardha do të jetë qendra e Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve në Ski, që do të zhvillohet nga data 6 deri më 8 mars 2015.
Ky është lajmërimi që ka bërë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Skive, Ilirjan Çule.
Ndërkohë që të hënën do të nisi dhe kursi i trajnerëve me të dërguarin e Federatës Botërore të Skive.
Në përgjithësi është e rrallë që Kampionati Kombëtar zhvillohet në Shqipëri, por ja që Dardha do të jetë qendra e Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve në Ski.