AlbanianSport.com 28.02.2015 16:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur sot ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë Superiore dhe ato të javës së 16-të të Kategorisë së Parë.
Në Kategorinë Superiore, 3 prej takimeve janë luajtur duke nisur nga ora 14:00 dhe Apolonia ka pritur në Fier Kukësin, në takimin që u mbyll në barazim 2-2.
Skënderbeu ka qenë mysafir në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën, ku ka fituar minimalisht, kurse në Shkodër, Vllaznia është ndeshur me Elbasanin, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.
Duke nisur nga ora 17:00, Flamurtari pret në Vlorë Laçin, ndërsa derbi i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, është shtyrë për t’u luajtur pas dy javësh.
Kukësi kryeson renditjen me 49 pikë, një më tepër sesa Skënderbeu, ndërsa Tirana mban vendin e tretë, me 47 pikë dhe Partizani të 4-tin, me 44 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 24-t
(28 shkurt 2015)
Të shtunën:
Apolonia – Kukësi 2-2
Shënues: Fili 11’, Uzuni 31’ / Lushtaku 83’, Pejiç 90’+3
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Tirana – Partizani (Është shtyrë)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Teuta – Skënderbeu 0-1
Shënues: Shkëmbi 45’+3(11-m.)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Elbasani 1-1
Shënues: Hajdari 39’ / Jontsha 62’
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Laçi (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”,
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 24 15 4 5 33-16 49
- Skënderbeu 24 15 6 4 33-11 48
- Tirana 23 14 5 4 30-15 47
- Partizani 23 13 5 5 21-12 44
- Laçi 23 10 8 5 28-15 38
- Flamurtari 23 9 7 7 21-14 34
- Vllaznia 24 9 3 12 21-26 27
- Teuta 24 6 1 17 21-36 19
- Elbasani 24 4 1 19 13-42 13
- Apolonia 24 2 4 18 6-40 10