Gjergj Vyshka 28.02.2015 15:15
Flamurtari, si kampione në fuqi e futbollit të sallës shqiptare, do të jetë pjesëmarrëse në Kupën “Adem Jashari”, e cila duke nisur që nga e diela e deri të mërkurën do të zhvillohet në Drenicë.
Gjashtë skuadra janë ndarë në dy grupe. Në grupin A janë Benago (Republika e Çekisë), Besa e Pejës dhe Liburni i Gjakovës. Kurse në grupin B është Flamurtari, Feniksi i Drenicës dhe Al-Ahli e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Dy të parat e çdo grupi kualifikohen në gjysmëfinale, teksa në vijim luhet me skemën A1-B2 dhe A2-B1. Ndeshja për vendet 3 dhe 4 dhe finalja për vendet 1 dhe 2 luhet të mërkurën.
Flamurtari duket se do të luajë të dielën ndeshjen e kampionatit në Shkodër e më pas do të udhëtojë drejt Drenicës për të qenë pjesëmarrëse në edicionin e 6-të të Kupës “Adem Jashari”.