Basketboll – Meshkuj / Partizani guxon, por nuk beson dhe fiton Vllaznia

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Partizani-Vllaznia-2015-sulm-i-kuq-tabele

Gjergj Vyshka 28.02.2015 14:25

Partizani, edhe pse ka shkuar deri në 10 pikë epërsi, s’e ka mbajtur dot ritmin. Vetëm pas dy pjesëve të dyta, kuqeblutë e Gjeçajt ia kanë dalë të jenë fitues me të kuqtë. Në pjesën e parë, Vllaznia ka kryesuar fillimisht, por Partizanin ndiqte. Madje pas barazimit 14-14, të kuqtë janë shkëputur deri në 19-14. Por Gavraniç bëhet faktor dhe fundi i pjesës së parë shënon shifrat 19-20 për kuqeblutë.

E dyta është më e mira për Partizanin, që ka fituar 27-17 dhe në pushim ka shkuar me epërsinë 46-37. Madje forma e mirë e të kuqve ka vazhduar deri në diferencën 51-41. Një dëmtim momental i Ismetit dhe dalja e tij për t’u qetësuar ka prishur punë. Pasi Vllaznia jo vetëm që ka filluar të ngushtojë, por dhe ka kaluar në epërsi, derisa në fund të pjesës së tretë është në epërsi 61-65.

Epërsi që ka ardhur duke u thelluar në pjesën e katërt dhe në fund ka një fitore 87-76 për Vllazninë. Për t’u evidentuar një përplasje mes Taraboshit e Gozhdarit, që gjyqtari Cici i ka kaluar të dy me gabim teknik. Për të kuqtë ka rënduar më shumë ky gabim teknik, pasi ka qenë faulli i pestë i Gozhdarit, që do të thotë një minimizim i forcave për të kuqtë.

E për rrjedhojë, Vllaznia, edhe pse ka pasur vështirësi, ka ditur të fitojë e të kryesojë së bashku me Tiranën të paktën për një ditë.

 

Partizani – Vllaznia              76-87

(19-20, 27-17, 15-28, 15-22)

Partizani: Gozhdari, Çaçi (18), Pregja (7), Ismeti (32), Fjolla / Merkaj (16), Pylla, Kristo (3). Trajner: E. Ismeti

Vllaznia: Ndoja (20), Bërdica (10), Gavraniç (23), Rakaj (2), Huti (8) / Shaqiri, Bekteshi (2), Shabani (6), Taraboshi (5), Faslija (11). Trajner: B. Gjeçaj

Gjyqtarë: G. Cici, G. Shaqiri (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Java e 15-të

(27-28 shkurt 2015)

 

Të premten:

Partizani – Vllaznia             76-87

 

Të shtunën:

Apolonia – Flamurtari         ora 16:00

Tirana – Kamza Basket       ora 18:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Tirana             14        13        1        1228-915       27
  2. Vllaznia             15        12        3        1240-1013     27
  3. Partizani             15        8        7        994-1057     23
  4. Kamza Basket 14        8        6        1065-862       22
  5. Flamurtari             14        2        12        946-1117     16
  6. Apolonia             14        0        14        782-1275     14

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh