Nga Edmond Duraku 27.02.2015 09:20
Edhe për këtë sezon, skuadra e periferikëve të kryeqytetit pretendon titullin “kampion”. Skuadra e trajneri Muhametaj ka bërë “treshe” trofeshë; kampionat, Kupë Shqipërisë, Superkupë. AlbanianSport.com ju sjell specialen e botuar në të përditshmen sportive shqiptare “Gazeta e Sportit” dhe sot është pjesa e tretë dhe e fundit.
Infrastruktura
Por sezoni 2012-2013 ka shënuar edhe “fitore” në mjediset apo infrastrukturën sportive, çfarë ka ndikuar jo pak në suksesin e tripletës. Palestra e re e Bathores është tashmë arena e kampionëve të Shqipërisë. Ajo i plotëson kushtet jo vetëm për të zhvilluar ndeshjet të Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë, por edhe ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Basketbollistët e Kamza Basket e përurojnë palestrën më moderne në Shqipëri me një fitore që në ndeshjen e parë të luajtur në këtë palestër ndaj ekipit të Teutës. Më shumë se fitores, kamzalinjtë i janë gëzuar sallës së re sportive, investim madhështor i Bashkisë Kamëz.
Përveç ekipit të parë, kryebashkiaku Mziu u ka kushtuar vëmendje edhe brezave të rinj, në nxjerrjen e talenteve që në të ardhmen mund të jenë lojtarë kyç të ekipit të parë. Prandaj gjatë vitit 2014 është krijuar ekipi Kamza Basket për të rinj, i cili ka marrë pjesë menjëherë në kampionatin kombëtar.
Ky ekip ka në përbërjen e vet djem të qytetit të Kamzës, të talentuar, që premtojnë shumë për të ardhmen, jo vetëm për ekipin e Kamzës, por edhe për ekipin kombëtar të basketbollit. Kryebashkiaku Mziu u ka dhënë mbështetje ekipeve të Kamzës në basketboll, duke zhvilluar takime të shpeshta me ta, duke u dhënë mbështetje të vazhdueshme, pasi ata kanë qenë imazhi pozitiv i qytetit të Kamzës.
Edhe për vitin 2015, ekipi i Kamza Basket synon titullin kampion si çdo vit tjetër, pasi ka në organikën e saj lojtarë me shumë përvojë, madje edhe lojtarë të ekipit kombëtar, të ndërthurur me talentët e rinj.
Disa nga fitoret me mbi 100 pikë të arritura nga Kamza Basket
- Kamza Basket – Apolonia 119-52 (67 pikë epërsi) 22 nëntor 2014
- Kamza Basket – Skënderbeu 126-62 (64 pikë epërsi) 6 nëntor 2012
- Apolonia – Kamza Basket 57-116 (59 pikë epërsi) 25 nëntor 2013
- Elbasani – Kamza Basket 53-110 (57 pikë epërsi) 20 tetor 2013
- Kamza Basket – UAT 102-47 (55 pikë epërsi) 4 tetor 2013
- Kamza Basket – Teuta 126-73 (53 pikë epërsi) 15 nëntor 2013
- Kamza Basket – Apolonia 118-74 (44 pikë epërsi) 13 prill 2013
- Tirana – Basket Kamza 70-107 (37 pikë epërsi) 23 nëntor 2011
Disa nga fitoret me diferencë të madhe pikësh
- Kamza Basket – UAT 102-47 (55 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 95-70 (25 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Teuta 126-73 (53 pikë epërsi)
- Elbasani – Kamza Basket 48-80 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Shoqata Tirana 81-58 (23 pikë epërsi)
- Apolonia – Kamza Basket 57-116 (59 pikë epërsi)
- Elbasani – Kamza Basket 53-110 (57 pikë epërsi)
- Kamza Basket – UAT 86-52 (34 pikë epërsi)
- Partizani – Kamza Basket 67-99 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Partizani 76-37 (39 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 118-74 (44 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 96-54 (42 pikë epërsi)
- Klub Tirana – Kamza Basket 63-95 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Skënderbeu 126-62 (64 pikë epërsi)
- Tirana – Basket Kamza 107-70 (37 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 119-52 (67 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Elbasani 102-65 (37 pikë epërsi)