AlbanianSport.com 27.02.2015 08:35
ASNN – Lushnja është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën që do të luajë nesër në stadiumin “Gjirokastra” përballë Luftëtarit vendës.
Për mesfushorin e verdhejeshilëve, Alban Byzhyti, ndeshja në Gjirokastër është mjaft delikate, sepse vendësit luftojnë për të mbijetuar në Kategorinë e Parë.
“Në Gjirokastër na pret një ndeshje delikate, por ne nuk trembemi dhe shkojmë për fitore”, ka thënë Byzhyti.
Ndërkohë, për këtë sfidë, Lushnja merr zemër nga fakt se ka katër muaj që nuk humbet në ndeshjet në fushë të huaj.