Gjergj Vyshka 26.02.2015 19:55
“Ky nuk do të jetë grumbullimi i vetëm i kombëtares sonë, – ka deklaruar trajneri i Kombëtares së femrave, Hasan Gurabardhi. – Pas dy javësh do të kemi një tjetër, atje ku do të bëhen matjet e kërkuara nga loja e volejbollit, si dhe analizat mjekësore, të cilat do të zhvillohen në laboratorin mjekësor të Universitetit të Sporteve.”
“Dhe si të tilla ne do t’i mbajmë dy ditë lojtaret, – ka vijuar ai. – Kanë munguar për arsye dëmtimi Thaka dhe Vokrri, madje kjo e fundit ka shkuar në Itali sepse dyshohet për hernie di skale. Po kështu nuk ka ardhur për arsye e veta dhe për pamundësi të tjera Bego e Skënderbeut.”
“Më duhet të them që është parashikuar vajtja në maj në turneun ndërkombëtar të Barit, atje ku do të marrim pjesë si përfaqësuese, – ka theksuar trajneri veteran. – Është një grup shumë i mirë lojtaresh, të cilat sezonin e ardhshëm në eliminatoret e Evropianit do të dinë të bëjnë mrekullinë.”
“Si stërvitje jam i kënaqur, sepse të gjitha lojtaret kanë treguar nivel”, ka përfunduar Gurabardhi, ndërsa kështu ka përfunduar seleksionimi i parë i kombëtares së volejbollit të femrave.
Lista e lojtarëve të grumbulluara në kombëtare
Organizatore:
Fabiola Harxhi (Barleti Volej)
Ana Gjelaj (Vllaznia)
Çezarina Xheka (Partizani)
Ornela Gashi (Teuta)
Sulmuese 4:
Enkelejda Braho (Barleti Volej)
Esmeralda Tuci (Barleti Volej)
Romina Matoshi (Tirana)
Selda Smajlaj (Teuta)
Armela Gjermeni (Barleti Volej)
Sara Shehu (Partizani)
Lojtare Qendre 3:
Klonarda Nezaj (Barleti Volej)
Klava Petazi (Vllaznia)
Malvina Tuci (Partizani)
Sara Hasku (Barleti Volej)
Shqipe Molla (Vllaznia)
Diagonaliste 2:
Erblira Bici (Barleti Volej)
Iva Xhixha (Partizani)
Kejsi Matraku (Tirana)
Paula Koçeku (Vllaznia)
Libero:
Eni Fagu (Barleti Volej)
Amarilda Llupo (Teuta)
Ester Agolli (Partizani)