Gjergj Vyshka 26.02.2015 19:10
Kamza ka korrur një fitore të thellë me Bulqizën e Kategorisë së Tretë, teksa dje pasditenë kompleksin e ekipeve kombëtare e ka mundur 4-1. Në pjesën e parë, trajneri i Kamzës, Ylber Zani, ka aktivizuar rezervat.
Kurse në pjesën e dytë ka futur titullarët dhe menjëherë është vënë re ndryshimi në fushë. Fillimisht ka shënuar Lame në minutën e 67-të. Për bulqizakët ka barazuar Halili në të 75-të.
E vetëm një minutë më pas ka ardhur goli i dytë i Kamzës, atje ku Nino ka shndërruar në gol 11-metërshin e dhënë për skuadrën e Zanit. Më pas ka ardhur goli i Gjonit në të 80-tën dhe më pas Ymeri në të 88-tën minutë.
Dhe në përfundim 4-1 për Kamzën, që kështu duket se është gati për ndeshjen me Besëlidhjen.