AlbanianSport.com 26.02.2015 16:55
ASNN – Sopoti duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet Pogradecit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për skuadrën liqenore, po për qytetin, ndërsa sipas të gjitha gjasave është zgjedhur Stadiumi “Gjorgji Kyçyku” për të luajtur ndaj Naftëtarit.
E vërteta është se fitorja me Pogradecin në fushën e kësaj të fundit i ka dhënë një tjetër optimizëm skuadrës së Stojkut. Gjatë këtij sezoni, Sopoti është endur sa në Cërrik, aq dhe në Peqin e Korçë.
E së fundmi, edhe duke besuar se ajo fushë do të sjellë fat për skuadrën e Stojkut, aq më tepër që edhe fansat librazhdas janë më pranë Pogradecit, atëherë është menduar që ndaj Naftëtarit të luhet në stadiumin e liqenorëve.
Ndërkaq, librazhdasit kanë vijuar dhe dje stërvitjen normale duke besuar që edhe ndaj kuçovarëve do të vijojnë serialin e rezultateve pozitive, në kërkim të ngjitjes në Kategorinë Superiore.