Gjergj Vyshka 26.02.2015 10:10
Trajneri i Tërbunit, Elvis Plori, ka paralajmëruar se edhe Veleçiku do të ketë fatin e skuadrave të tjera.
Që do të thotë se pukjanët do të vazhdojnë të mbajnë serinë e rezultateve pozitive duke mos iu ndarë kreut.
Pas barazimit në miqësoren me kosovarët e Drenicës, pukjanët kanë vijuar stërvitjen e tyre normale për ndeshjen e së shtunës në Pukë me Veleçikun.
“Edhe Veleçiku do të ketë fatin të tjerëve. Kështu që fitorja nuk do të jetë me dyshime”, ka thënë Plori.