Gjergj Vyshka 25.02.2015 11:15
Tërbuni ka barazuar 2-2 në miqësoren me Dukagjinin, skuadër kosovare, e cila është duke bërë periudhën përgatitore në Durrës.
Sipas trajnerit të pukjanëve, Elvis Plori, për 60 minuta ka luajtur formacioni i dytë, kurse ata që mendohet se do të luajnë edhe si titullar në ndeshjen me Veleçikun, të shtunën në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, kanë luajtur vetëm 30 minuta.
Golat për pukjanët janë shënuar nga Matko Djarmati dhe kapiteni i skuadrës, Arbër Mone.
Në përfundim 2-2, por që pukjanët nuk shqetësohen shumë, sepse janë të sigurt në realizimin e objektivit të tyre atë të ngjitjes historike në Superiore.