AlbanianSport.com 24.02.2015 13:25
ASNN – Fitorja e Erzenit në fushë të huaj me Domosdovën ka kthyer qetësinë në kampin shijakas, sidomos pas ndalesës së Korabit në fushën e vet me Sukthin. Për Andi Kullollin, fitorja në Prrenjas është një fillim i mbarë për fazën e dytë.
“Që do të thotë gjysma e punës, sepse ne kërkojmë që të ngjitemi në Kategorinë e Parë, – ka deklaruar ai. – Ndeshjen e kishim vlerësuar dhe në fund morëm frytet e punës së lojtarëve dhe drejtuesve.”
“Sepse u tregua që janë bërë përforcime të mira gjatë lëvizjeve të futbollistëve në tregun e dimrit, – ka vijuar futbollisti shijakas. – Duhet të vazhdojmë kështu duke mos nënvlerësuar asnjë ndeshje.”
“Kemi besim se do e arrijmë objektivin që kemi si ekip në fund të sezonit”, – ka përfunduar futbollisti i Erzenit, Andi Kullolli.