Gjergj Vyshka 24.02.2015 12:30
Turneu i 3-të Lokal i Basketbollit “Tirana 2015” për Nën-14-vjeçarët (Djem), një veprimtari e organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ka luajtur gjatë ditëve të fundit javën e saj të dytë. Ajo që bie në sy është fakti se tashmë kreu është bërë katërsh.
Që do të thotë se pretendentët si Sonia Basket, Qendra e Minibasketit Tirana, Olimpik Basket dhe Invaders kanë qenë të pandalshëm në ndeshjet e tyre. Madje Qendra e Minibasketit Tirana ka fiksuar dhe rezultatin më të thellë të javës, teksa ka fituar me 42 pikë diferencë ndaj Horizont Basket. Ashtu sikurse ka bërë dhe Sonia Basket, e cila ka mundur me 45 pikë me Marsi Basket.
Bindëse ka qenë dhe suksesi i Olimpik Basket ndaj Real Basket, kurse Invaders ka vuajtur për të mundur Superior Klima. Ndërkohë kanë marrë fitoret e tyre të para MJ Pao, Alfa Basket. Por gjithsesi ka dhe skuadra të cilat dhe pas dy javëve ende nuk e kanë shijuar suksesin. Megjithatë “Tirana 2015” në Basketboll për Nën-14-vjeçarët për djem, vazhdon rrugëtimin e tij.
Turneu i 3-të Lokal i Basketbollit
“Tirana 2015” – Nën-14-vjeç – Djem
Java e dytë
(18-22 shkurt 2015)
Olimpik Basket – Real Basket 53-31
QMB Tirana – Horizont Basket 88-46
Superior Basket (2) – Alfa Basket 27-31
Ardhmëria Basket – MJ Pao 22-37
Marsi Basket – Sonia Basket 32-77
Superior Klima – Invaders 32-36
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp P
- Sonia Basket 2 2 0 185-37 4
- QMB Tirana 2 2 0 165-88 4
- Olimpik Basket 2 2 0 101-73 4
- Invaders 2 2 0 94-68 4
- Superior Basket 2 1 1 135-36 3
- Superior Klima 2 1 1 77-49 3
- Alfa Basket 2 1 1 44-72 3
- Marsi Basket 2 1 1 52-77 3
- M.J. Pao 2 1 1 79-104 3
- Ardhmëria Basket 2 0 2 58-85 2
- Real Basket 2 0 2 31-73 2
- Horizont Basket 2 0 2 88-136 2