Gjergj Vyshka 23.02.2014 11:15
Shqipëria ka ardhur pa medalje nga Kampionati Ballkanik i të rriturve në Karate,i cili është zhvilluar në Çaçak të Serbisë, të shtunën e të dielën.
Përfaqësuesit e kuqezinjve kanë qenë Roland Mraca në peshën 60 kg, Xhino Toli në peshën 67 kg dhe Halil Marqeshi në peshën 67 kg.
Mraca i ka humbur të dy ndeshjet e tij, në kata duelin me Beriç Mladen, kurse në kumite me kroatin Berak Boran.
Ndërkohë Toli është mundur nga fituesi i çiftit Marko Martinoviç (Serbi) me sllovenin Mladen Railiç.
Por të njëjtin fat ka pasur dhe Halil Marqeshi, i cili është mundur nga malazezi Jozo Daboviç.
Në përfundim një aktivitet jo dinjitoz dhe zhgënjyes për përfaqësuesit e kuqezinjve në Ballkaniadën e Karatesë për të rritur.