Teuta thellon kryesimin në Superiore, Porto & AF Dinamo, në Të Parën

Share Button

Topi-nen-kembe-Nen-17

AlbanianSport.com 23.02.2014 10:25

ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 17-të, që është e dyta e fazës së dytë të Kategorisë Superiore, ku në krye të renditjes vazhdon të mbetet me 43 pikë, Teuta, e cila ka fituar 2-0 në kryeqytet ndaj Partizanit.

Ajo ndiqet nga Shkëndija e Tiranës, e cila fitoi 5-1 në Laç ndaj skuadrës vendase dhe tashmë ka 38 pikë, një më tepër sesa Flamurtari, që ka zbritur në vendin e 3-të, pas humbjes 0-1 që vlonjatët pësuan në fushën e tyre ndaj Olimpikut. Në vendin e katërt është ngjitur Vllaznia, që ka 34 pikë, pas fitores 4-0 në Shkodër ndaj Besës.

Ndërsa Tirana, e cila fitoi 3-1 në kryeqytet me Pogradecin, është ngjitur në vendin e 5-të, me 33 pikë. Ndërkaq, ka mjaftuar një gol i Dalipit, në pjesën e dytë të ndeshjes me Lushnjën, për t’i dhënë fitoren skuadrës së Elbasanit, e cila duhet thënë se e kishte jetik këtë 3-pikësh, pasi rrezikon edhe rënien nga kategoria.

Ka qenë një lojë më e mirë e vendësve, të cilët kanë kërkuar golin nga fillimi deri në fund të takimit, por që kanë shënuar vetëm një herë, aq sa për të marrë atë që kërkonin, fitoren. Po kështu janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 13-të dhe të 12-të në dy grupet përkatëse të Kategorisë së Parë.

Në këtë Kategori, spikat fakti se në grupin A, ku Skampini është përjashtuar nga kampionati, janë luajtur 3 nga 5 ndeshjet, ndërsa në grupin B, ku Bylisi dhe Shkumbini janë përjashtuar nga kampionati për shkak të mosregjistrimit në kampionat, dy nga 4 ndeshjet e tjera nuk janë zhvilluar.

Në grupin A kryeson Porto, me 25 pikë, e ndjekur nga FC Term me 23 dhe Internacionali me 22 pikë. Ndërsa në grupin e Jugut, Tomori është ndalur në një barazim 1-1 në Sarandë me Butrintin, duke i dhënë mundësi AF Dinamos, që mundi minimalisht Luftëtarin në Gjirokastër, të marrë kreun e renditje me 18 pikë.

 

ELBASANI – LUSHNJA     1-0

Shënues: Dalipi 58’

ELBASANI: Dosti, Balliu, Çaçi, Dishani, Meta, Saliu, Allkja, Bullari, Bajrami, Balla, Dalipi. Trajner: S. Dalipi

LUSHNJA: Kaloshi, Zaimi, J. Dervishi, Domi, Sula, Ademi, Kaja, Çemeri, Zdrava, Zhuga, Basha. Trajner: A. Hysko (U aktivizuan: S. Dervishi, Qose, Tesho)

GJYQTARË: V. Shkurta, A. Subashi, E. Spaho (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar i Futbollit për

Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve

 

Kategoria Superiore

 

Java e 17-të

(21-22 shkurt 2015)

 

Vllaznia – Besa                                4-0

Elbasani – Lushnja                                     1-0

Skënderbeu – Brian’s                     2-0

Tirana – Pogradeci                          3-1

Shkëndija Durrës – Dinamo          0-0

Partizani – Teuta                              0-2

Flamurtari – Olimpik                        0-1

Laçi – Shkëndija Tiranë                  1-5

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Teuta 17        14        1          2        33-10              43
  2. Shkëndija Tiranë 17        12        2          3        42-10              38
  3. Flamurtari 17        12        1          4        39-8                37
  4. Vllaznia 17        11        1          5        29-13              34
  5. Tirana 17        11        0          6        34-25              33
  6. Brian’s 17        10        1          6        24-13              31
  7. Laçi 17        7        3          7        23-35              24
  8. Shkëndija Durrës 16        6        5          5        19-13              23
  9. Partizani 17        7        2          8        23-20              23
  10. Pogradeci 16        6        3          7        24-25              21
  11. Olimpiku 17        7        0          10        21-33              21
  12. Skënderbeu 17        5        4          8        19-34              19
  13. Lushnja 17        4        1          12        11-31              13
  14. Elbasani 17        4        0          14        20-42              12
  15. Dinamo 17        2        3          12        11-33              9
  16. Besa 17        2        3          12        7-29              9

 

Kampionati Kombëtar i Futbollit për

Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Java e 13-të

(21-22 shkurt 2015)

 

Skampini – Porto                 (nuk u zhvillua)

Kastrioti – Internacional                  0-6

Burreli – Term                                   1-1

Vllaznimi – Shkodra                        (nuk u zhvillua)

Besëlidhja – Kukësi                        0-4

Shkëndija B Tiranë                         pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Porto 11        8          1          2          28-14              25
  2. FC Term 12        8          2          2          25-12              23
  3. Internacional 11        7          1          3          35-10              22
  4. Burreli 11        6          2          3          20-16              20
  5. Shkëndija B Tiranë 8        5          0          3          15-9                15
  6. Shkodra 11        5          0          6          21-25              15
  7. Kukësi 10        4          2          4          14-11              14
  8. Besëlidhja 11        3          1          7          13-27              10
  9. Vllaznimi 9        1          1          10        3-22              4
  10. Kastrioti 10        1          0          9          4-26              0

 

(Skampini është përjashtuar për shkak të mosregjistrimit në kampionat)

 

Grupi B

 

Java e 12-të

(21-22 shkurt 2015)

 

Tirana B – Bylis                    (nuk u zhvillua)

AF Dinamo – Luftëtari                     1-0

Shkumbini – Vlora               (nuk u zhvillua)

Butrinti – Tomori                               1-1

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. AF Dinamo 9        6          0          3          14-9                18
  2. Tomori 9        5          2          2          13-7                17
  3. Apolonia 8        5          1          2          13-7                16
  4. Butrinti 9        5          1          3          18-14              16
  5. Vlora 8        4          0          4          13-12              12
  6. Luftëtari 9        3          1          5          12-14              7
  7. Tirana B 10        3          1          6          17-21              7

(Bylis dhe Shkumbini janë përjashtuar për shkak të mosregjistrimit në kampionat)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Vijojnë Asambletë e Përgjithshme të SHRF-ve, e radhës, Korça

(Video) Vijojnë Asambletë e Përgjithshme të SHRF-ve, e radhës, Korça

AlbanianSport.com 05/03/2024 12:40 ASNN – Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e ShRF Korçë

Nën-15-vjeçarët / Radha e kuqezinjve të trajnerit Dama për grumbullim 3-ditor

Nën-15-vjeçarët / Radha e kuqezinjve të trajnerit Dama për grumbullim 3-ditor

AlbanianSport.com 27/02/2024 19:15 ASNN – Radha e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve të zbresë në

Nën-17-vjeçarët / Përzgjedhje 3-ditore kuqezi me elementët e kampionatit

Nën-17-vjeçarët / Përzgjedhje 3-ditore kuqezi me elementët e kampionatit

AlbanianSport.com 19/02/2024 18:20 ASNN – Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve, përzgjedhje 3-ditore

FSHF / Rritja e cilësisë së talenteve, në fokus të Shoqatave Rajonale

FSHF / Rritja e cilësisë së talenteve, në fokus të Shoqatave Rajonale

AlbanianSport.com 06/02/2024 20:50 ASNN – FSHF organizon mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatave

Nën-17 & Nën-19-vjeçarët / Kupa e Shqipërisë njeh finalistet e dy moshave

Nën-17 & Nën-19-vjeçarët / Kupa e Shqipërisë njeh finalistet e dy moshave

AlbanianSport.com 21/01/2024 15:20 ASNN – Janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e fazës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh