AlbanianSport.com 23.02.2014 09:35
ASNN – Niveli i tretë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Dytë, ka zhvilluar në fundjavë 5 nga 6 ndeshjet e grupit A, si dhe vetëm 3 nga 6 ndeshjet e grupit B. Në Memaliaj era e fortë dhe moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes Memaliaj-Himara, ndërsa 3 takimet të tjera, Teuta B-Vora, Përmeti-Tepelena dhe Orikumi-Turbina do të luhen të mërkurën, pasi disa nga këto skuadra nuk kishin plotësuar ende detyrimet financiare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në grupin A, Korabi kryesuese është ndalur në një barazim 2-2 në shtëpi me Sukthin, që është bërë barrierë për dibranët. Nga kjo ka përfituar ndjekësja më e afërt, Erzeni, që ka fituar 2-0 në Prrenjas ndaj Domosdovës dhe tashmë është vetëm dy pikë prapa dibranëve të kreut. Fitore minimale në fushë të huaj kanë korrur edhe Luzi 2008 dhe Shënkolli, përkatësisht ndaj Tiranës B dhe Olimpikut, ndërsa Skrapari ka lënë fundit e renditjes, falë një fitoreje 2-1 në fushën e vet ndaj Albpetrolit.
Ndërkaq, në grupin B, Gramshi kryesues nuk ka gabuar këtë javë, megjithëse ka vuajtur për të fituar 3-2 në Delvinë ndaj skuadrës vendase. Në pritet të takimeve të Turbinës dhe Tepelenës, që do të luajnë të mërkurën, skuadra e trajnerit kryeqytetas, Luan Metani, kryeson e shkëputur me 8 pikë, në kuotën e 30 pikëve. Në dy takimet e tjera që u luajtën në këtë grup Bilisht Sporti ka mundur në fushën e saj Egnatian me rezultatin 3-1, ndërsa Gramozi dhe Këlcyra kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila në barazim 1-1.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 13-të
(22-25 shkurt 2015)
Tirana B – Luzi 2008 0-1
Olimpik – Shënkolli 0-1
Domosdova – Erzeni 0-2
Korabi – Sukthi 2-2
Skrapari – Albpetrol 2-1
Teuta B – Vora (të mërkurën)
Partizani B pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 13 11 2 0 19-5 35
- Erzeni 13 11 0 2 34-14 33
- Partizani B 12 8 3 1 18-2 27
- Luzi 2008 13 8 2 3 22-8 26
- Shënkolli 13 5 3 5 23-17 18
- Vora 12 4 4 5 18-17 16
- Albpetroli 13 3 5 5 11-14 14
- Tirana B 13 3 4 6 18-23 13
- Sukthi 13 3 4 6 14-20 13
- Olimpik 13 3 3 7 17-22 12
- Teuta B 12 2 4 6 13-16 10
- Skrapari 13 2 2 9 7-34 8
- Domosdova 13 1 2 10 8-31 5
Grupi B
Java e 12-të
(22-25 shkurt 2015)
Bilisht Sporti – Egnatia 3-1
Delvina – Gramshi 2-3
Memaliaj – Himara (u shty)
Gramozi – Këlcyra 1-1
Përmeti – Tepelena (të mërkurën)
Orikumi – Turbina (të mërkurën)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 12 9 3 0 30-9 30
- Turbina 11 5 4 2 14-6 22
- Tepelena 11 5 5 1 20-14 20
- Orikumi 11 6 2 3 17-13 20
- Himara 11 6 1 4 20-14 19
- Memaliaj 11 5 3 3 15-10 18
- Bilisht Sporti 12 5 1 6 21-17 16
- Delvina 12 4 1 7 12-17 13
- Egnatia 12 3 1 8 10-19 10
- Gramozi 12 2 4 6 10-22 10
- Përmeti 11 2 2 7 10-21 8
- Këlcyra 12 2 1 9 9-26 7