Gjergj Vyshka 23.02.2014 07:55
Është luajtur dje java e 8-t e Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës dhe Tirana ka luajtur “tenis” me Ali Demin. Bardheblutë kanë qenë më të saktë dhe më të qetë në derbin e kryeqytetit, duke fituar thellë, 6-1.
Ndërkohë, Flamurtari ka vendosur rekordin e kampionatit, kurs Vllaznia fiton me Edro Vlorën dhe e sheh veten në katërshen e “play-off”-it. Ndërkohë që ka përfituar Flamurtari, kampionia në fuqi ka vendosur rekordin e kampionatit, teksa ka fituar 18-3 me Universitetin Epoka.
Ndërkohë që Vllaznia, pasi ka fituar me Edro Vlorën, është futur në katërshen e skuadrave të “play-off”-it për titull. Kësisoj kampionati i futbollit të sallës vijon të jetë interesant, ndërsa deri në përfundim të fazës së dytë, e cila ka dhe 6 javë, duket se ka shumë enigma për të zgjidhur.
Kampionati i 12-të Kombëtar
të Futbollit të Sallës
Java e 8-të
(22 shkurt 2015)
Të dielën:
Flamurtari – Universiteti Epoka 18-3
Teuta – Black Sheep (nuk u zhvillua)
KS Ali Demi – Tirana 1-6
Vllaznia – Edro Vlora 4-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Flamurtari 8 6 1 1 61-20 19
- KS Ali Demi 8 6 1 1 40-30 19
- Tirana 8 5 2 1 51-26 17
- Vllaznia 8 4 2 2 45-27 14
- Edro Vlora 8 4 0 4 25-35 12
- Teuta 7 2 0 5 29-42 3
- Black Sheep 7 1 0 6 15-36 0
- Universiteti Epoka 8 0 0 8 39-89 0
Shënim: “Black Sheep” me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati