AlbanianSport.com 22.02.2015 13:10
ASNN – Është luajtur dje ndeshja e dytë e javës së 8-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që nijhet si Kategoria e Parë, dhe Elbasani ka qenë mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun vendas.
Elbasanasit e Arben Xhyrës ka fituar 71-64 në këtë sfidë, duke ruajtur hapin me dyshen e kreut. Ndërkaq, të premten, në takimin e parë të javës, Teuta ka mundur Studentin, rivalin direkt për ngjitjen në Superligë.
57-41 ka qenë rezultati për durrsakët e drejtuar nga trajneri Abrazhda, të cilët duken të sigurt në rrugën e tyre për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të basketbollit shqiptar të meshkujve.
Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga Teuta, e cila i ka fituar të katër pjesët e lojës dhe në fund ka triumfuar ndaj Studentit të Henri Mojës, i cili e pati cilësuar këtë ndeshje si “një sfidë ku fitorja ishte detyrim”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2015)
Të premten:
Teuta – Studenti 57-41
Të shtunën:
Skënderbeu – Elbasani 64-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 8 6 2 573-486 14
- Studenti 8 5 3 524-494 13
- Elbasani 8 4 4 533-555 12
- Skënderbeu 8 1 7 477-570 9