AlbanianSport.com 22.02.2015 10:55
ASNN – Tirana ka konfirmuar edhe një herë statusin e saj si favorite për t’i rrëmbyer Vllaznisë titullin “kampion” në basketbollin shqiptar të meshkujve, pasi bardheblutë e trajnerit Bujar Shehu ka triumfuar edhe në Shkodër ndaj kuqebluve, me rezultatin e ngushtë 72-69, në një sfidë që ka të ngjarë të ketë vulosur fatin e dy vendeve të para të renditjes.
Në takimin tjetër të javës, Kamza Basket ka fituar në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas, me shifrat 88-80 dhe tashmë ndan vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes me Partizanin, me nga 22 pikë. Në ndeshjen e parë të javës së 14-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që nijhet si Superliga, të luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit, të kuqtë kanë fituar me Apoloninë, 63-79.
Pas këtyre ndeshjeve, bardheblutë mbajnë vendin e parë në renditje, me 27 pikë, dy më tepër sesa shkodranët e vendit të dytë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(20-21 shkurt 2015)
Të premten:
Apolonia – Partizani 63-79
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket 80-88
Vllaznia – Tirana 69-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 14 13 1 1228-915 27
- Vllaznia 14 11 3 1153-937 25
- Kamza Basket 14 8 6 1065-862 22
- Partizani 14 8 6 918-970 22
- Flamurtari 14 2 12 946-1117 16
6. Apolonia 14 0 14 782-1275 14