AlbanianSport.com 20.02.2015 17:45
ASNN – Duke folur për mediat sportive të ditës, kapiteni i Luftëtarit, Fejzo Shena, është i mendimit se: “Fitorja në Kuçovë është e vështirë, por jo se nuk mund të realizohet. Jemi më të përgatitur dhe fitorja me Pogradecin tregon se skuadra është në drejtimin e duhur dhe e aftë të përballojë çdo kundërshtar. Ne jemi më superior se Naftëtari në të gjitha drejtimet dhe e vetmja epërsi e tyre është faktori fushë.
“Nuk na shqetëson se luajmë atje, por kërkojmë një gjykim të drejtë pasi në disa ndeshje në fushë të huaj jemi penalizuar nga gjyqtarët dhe kjo bëhet më e dukshme kur luajmë me skuadra që e kërkojnë me çdo kusht fitoren, – ka vijuar futbollisti i gjirokastritëve. – Më konkret është rasti i tanishëm i Naftëtarit, që kërkon të mbijetojë në Kategorinë e Parë.”
“Naftëtari është një skuadër që duhet respektuar dhe pesë pikë që ne kemi më shumë se ata nuk është se përbëjnë një diferencë e madhe. Ndaj aq sa atyre u duhet fitorja për të mos rënë nga kategoria, aq na duhet edhe ne për të mos u rrezikuar”, – ka përfunduar kapiteni i Luftëtarit, Fejzo Shena.