Gjergj Vyshka 20.02.2015 13:45
Besart Kollaku, apo siç e njohin ndryshe “Gjini i Portokallisë”, është federuar të martën me kryesuesit e grupit të Veriut të Kategorisë së Dytë, Korabin.
Fotoja e tij me kartën e federimit si lojtar zyrtar i Korabit, jo vetëm që ka bërë xhiro në rrjetet sociale, por dhe nuk dihet se sa është e vërtetë që ai do të zbresë në fushë me dibranët.
Madje edhe vetë dibranët në faqen në facebook të Korabit nuk kanë sqaruar nëse pritet që ai të zbresë në fushë të dielën ndaj Sukthit.