Gjergj Vyshka 20.02.2015 10:25
Pas dy vjetësh mungesë, që nga koha e pjesëmarrjes në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2014-ës, teksa kuqezinjtë kanë qenë në një grup me Ukrainën, Hungarinë dhe Moldavinë, kombëtarja e femrave thirret përsëri në “zbor”.
Të paktën edhe sipas njoftimit që ka bërë Federata Shqiptare e Volejbollit përmes sekretarit të përgjithshëm Leonard Tase, më 25 shkurt në ora 16:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kombëtarja e femrave do të ketë stërvitje njëditore.
Klubet e Barleti Volej, Tiranës, Teutës, Skënderbeut, Partizanit dhe Vllaznisë janë njoftuar dje në mënyrë që lojtaret e tyre të thirrura në këtë zbor të jetë në stërvitje me kuqezinjtë.
Lista e lojtareve të seleksionuara, të cilat do të marrin pjesë në këtë zbor njëditor, është hartuar nga trajneri Hasan Gurabardhi dhe ndihmësi i tij Altin Martiro. Para disa kohësh kombëtarja e meshkujve, e drejtuar nga Ylli Tomori e ndihmesat e tij Elton Tukseferi dhe Klodian Kasa, ka bërë dy stërvitje të tilla.
Tashmë është radha e femrave, që më 25 shkurt në ora 16:00 do të jenë në një stërvitje njëditore në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Lista e ekipit kombëtar të volejbollit femra
Organizatore
Fabiola Harxhi (Barleti Volej)
Ana Gjelaj (Vllaznia)
Çezarina Xheka (Partizani)
Ornela Gashi (Teuta)
Albana Vokrri (Tirana)
Sulmuese 4
Enkelejda Braho (Barleti Volej)
Esmeralda Tuci (Barleti Volej)
Romina Matoshi (Tirana)
Sejda Smajlaj (Teuta)
Armela Gjermeni (Barleti Volej)
Sara Shehu (Partizani)
Lojtare Qendër 3
Klonarda Nezaj (Barleti Volej)
Sava Thaka (Tirana)
Klavia Petazi (Vllaznia)
Malvina Tuci (Partizani)
Elena Bego (Skënderbeu)
Sara Hasku (Barleti Volej)
Shqipe Molla (Vllaznia)
Diagonaliste 2
Erblira Bici (Barleti Volej)
Iva Xhixha (Partizani)
Kejsi Matraku (Tirana)
Paula Koçeku (Vllaznia)
Libero:
Eni Fagu (Barleti Volej)
Amarilda Llupo (Teuta)
Ester Agolli (Partizani)