Humbja në Laç e Partizanit; tifozët, specialistët & mediat akuzojnë (Video)

Share Button

Fatjon-Kodra

Nga Sali Juniku (Top Channel) 20.02.2015 09:05

Pas disa ndeshjeve të dyshimta në Superiore, eliminimi i Partizanit në Kupën e Shqipërisë cënoi imazhin e ngritur për një Kategori Superiore cilësore dhe pa kompromise këtë sezon, duke rikthyer diskutimet për aleanca mes skuadrave, apo dyshime për trukim rezultatesh. “Për sa kohë që janë të njëjtët njerëz që drejtojnë futbollin, të njëjtët presidentë, të njëjtët trajnerë dhe të njëjtët lojtarë, është shumë e vështirë që të ndryshohet i gjithë ky mentalitet me një të rënë të lapsit, apo me një “click””, – shprehet Fatjon Kodra, kryeredaktor i “Sport Ekspres”.

Ndërkohë që klubi i Partizanit, trajneri apo lojtarët, kanë preferuar të heshtin për ndeshjen e Kupës, kanë qenë mediat sportive në vend, ato të cilat nëpërmjet titujve apo shkrimeve kanë kritikuar ashpër lojën e “të kuqve”, madje janë mundur të hedhin sadopak dritë mbi atë që ndodhi në Laç. Edhe ish-trajneri i Partizanit, Hasan Lika, gjatë një emisioni në paketën e transmetimeve sportive me pagesë, “Supersport” ka shprehur habinë e tij për këtë qëndrim të klubit të kuq, e cila mund ta lërë atë në fund pa asnjë trofe.

“Mungesat e shumta në një ndeshje Kupe dhe përballja me lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë, sigurisht që do të çonte në skualifikimin e Partizanit. Nuk e di sesi i kanë menduar gjërat, – deklaroi ish-lojtari dhe presidenti i Partizanit. – Por, çuditem sesi ka mundësi që Partizani nuk ka për objektiv Kupën, sepse gjithmonë, në çdo sezon, objektiva kanë qenë Kupa dhe kampionati.” Të zhgënjyer kanë mbetur edhe tifozët e Partizanit, të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale. Pasi e kanë cilësuar një turp të madh ndeshjen në Laç, ata kanë shkruar se drejtuesit e këtij klubi po tallen me bluzën e kuqe dhe po e përdorin atë për përfitime personale.

“Ne jemi paragjykuar për atë çka ne kemi denoncuar, madje na kanë akuzuar sikur është faji ynë që tifozët nuk shkojnë nëpër stadiume, – theksoi më tej kryeredaktor i “Sport Ekspres”, Fatjon Kodra. Faktikisht gjërat kanë një rrjedhë logjike, gjithçka ka të bëjë me cilësinë dhe seriozitetin, por edhe me gjithë këto aleanca. Për sa kohë do të vazhdojë kjo situatë unë tifozët i shoh larg, shumë larg stadiumeve.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh