AlbanianSport.com 19.02.2015 19:55
ASNN – Besëlidhja është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, atë me Besën e Kavajës, të cilën të shtunën do ta luajë në fushën e saj. Edhe këtë herë, skuadra lezhjane nuk do ta ketë në stol trajnerin Ridvan Kulli, i cili është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dy javë.
Që do të thotë se me këtë përballje ndaj verdhezinjve, Kulli e përfundon dënimin e tij. Sipas tij janë të gjitha gjasat që Besëlidhja jo vetëm të mundi Besën, por dhe të realizojë ëndrrën e saj të kalimit në Kategorinë Superiore. “Kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo sfidë”, – ka deklaruar ai.
“Synimi ynë është i qartë dhe kërkojmë Superioren. Kam besim se do t’ia arrijmë qëllimit deri në fund të kampionatit”, – ka përfunduar trajneri i lezhjanëve, Ridvan Kulli, kurse Besëlidhja përgatitet për triumf ndaj Besës në takimin e radhës në Kategorinë e Parë.