AlbanianSport.com 19.02.2015 08:40
ASNN – Lushnja-Butrinti është kryendeshja e javës së 15-të të grupit të Jugut të Kategorisë së Parë. Përtej dëshirës së sarandjotëve për të bërë surprizën dhe për të menduar më pas edhe ngjitjen në Kategorinë Superiore, verdhejeshilët e trajnerit Artan Bano të tregojnë statistikat.
Sipas tyre, të shtunën në “Roza Haxhiu” do të jetë Butrinti, i cili nuk ka ditur qoftë dhe një herë të vetme ndaj Lushnjës dhe për më tepër nuk ka shënuar qoftë edhe një gol ndaj lagunarëve.
Më saktë në përballjet direkte mes këtyre dy skuadrave në sezonet e fundit rezultatet janë këto: Lushnja-Butrinti 1-0, Butrinti-Lushnja 0-3, Butrinti-Lushnja 0-1, Lushnja-Butrinti 3-0 dhe Butrinti-Lushnja 0-0.
Pra në total në pesë ndeshje janë katër fitore të Lushnjës dhe një barazim pa gola. Me një golaverazh 0-8, ndërsa Lushnja dy ndeshje i ka fituar në “Roza Haxhiu” dhe dy në Sarandë dhe një barazim pa gola është në stadiumin e qytetit bregdetar “Andon Lapa”.
Përfundimisht, referuar dhe statistikave, Lushnja nuk beson tek surprizat, por mendon se do të fitojë me Butrintin dhe pas javës së 14-të përsëri do të jetë kryesuese e Grupit të Jugut në Kategorinë e Parë.