AlbanianSport.com 19.02.2015 07:55
ASNN – Faqja e KS Butrintit në rrjetin social, “Facebook”, ka njoftuar se klubi ka vendosur autobusë falas për tifozët, të cilët do të kërkojnë të shohin ndeshjen në Lushnjë vendimtare për fatet e skuadrës sarandjote, e cila kërkon ngjitjen në Superiore.
Sipas sarandjotëve çmimi i biletës vajtje-ardhje do të jetë 400 lekë të rinj. Dhe me një skuadër të plotë, me një buxhet financiar për t’u admiruar nga Bashkia, si dhe me tifozë, Butrinti kërkon të surprizojë të shtunën Lushnjën në shtëpinë e saj.