Gjergj Vyshka 18.02.2015 12:55
Është zhvilluar dje në Federatën Shqiptare të Futbollit seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Tretë. Në qendër të vëmendjes, gjatë këtij seminari, kanë qenë shpjegimi i ndryshimeve në rregulloren e lojës, si edhe analiza e pjesës së parë të sezonit.
Nëpërmjet shembujve konkretë të demonstruara në video të ndryshme, sektori i vëzhguesve në FSHF ka prekur problematikën më të rëndësishme për këtë kategori të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
“Me këtë seminar të fundit ne kemi mbyllur analizën e pjesës së parë të sezonit për të gjitha kategoritë. Kemi përfituar nga rasti për të njohur vëzhguesit edhe me ndryshmet e reja në rregulloren e lojës”, – ka deklaruar përgjegjësi i sektorit të vëzhguesve në FSHF, Petrit Brahja, i cituar nga faqja zyrtare e Federatës në Internet.