Gjergj Vyshka 17.02.2015 21:15
Erjon Tola dhe Suela Mëhilli i kanë dhënë fund Botërorit të Skive që ka përfunduar në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Sllallomin special, Tola është renditur i 31-ti me kohën e përgjithshëm 1’58”16. Në rrëshqitjen e parë kishte fiksuar kohën 1’01”80, kurse në të dytën 56”36.
Ndërkohë që Suela Mëhilli me kohën 1’04”52 është renditur e 63-ta, por pa pasur mundësi që të kualifikohej për në raundin e dytë të rrëshqitjes.
Ky ishte dhe fundi i pjesëmarrjes sonë në Botërorin e Skive, që duhet theksuar se ishte zhgënjyes.