Gjergj Vyshka 17.02.2015 15:25
Dje pasdite, në fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri” në Kukës, është luajtur ndeshja e fundit e javës së 12-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve.
Përballë njëra-tjetrës kanë qenë përballë Kukësi dhe Brian’s. Një ndeshje shumë e fortë, të cilën kukësianët e kanë fituar minimalisht 2-1. Por që kështu kanë marrë kryesimin në grupin A, ndërsa pretendojnë që të ngjiten në Kategorinë Superiore.
Sigurisht që lufta do të jetë e ashpër, sepse me diferencë të vogël pikësh ndjekësit më të afërt të Kukësit janë Besëlidhja, Brian’s dhe Porto. Që do të thotë se pritet një garë e fortë, por që për momentin mban Kukësin në vendin e parë.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 12-të
(14-16 shkurt 2015)
FC Term – Kastrioti 2-0
Internacional – Besëlidhja (nuk u zhvillua)
Porto – Veleçiku (nuk u zhvillua)
Shkëndija B Tiranë – Skampini (nuk u zhvillua)
Kukësi – Brian’s 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Kukësi 10 6 2 2 20-7 20
2. Besëlidhja 9 6 1 2 16-10 19
3. Brian’s 10 5 3 2 19-12 18
4. Porto 9 5 2 2 18-7 17
5. Shkëndija B Tiranë 9 5 0 4 18-12 15
6. FC Term 10 3 3 4 12-12 12
7. Kastrioti 9 1 1 7 6-25 4
(Internacionali, Skampini e Veleçiku janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim)