Gjergj Vyshka 17.02.2015 13:45
Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Të Reja ka luajtur javën e 8-të dhe ajo që duhet evidentuar është fakti se Flamurtari ka rimarrë kreun, ndërsa ka fituar me 70 pikë diferencë në Shkodër.
Janë prishur pak balancat me fitoren e fierakeve në Tiranë, kurse Vlora Basket ka pasur një ndeshje rivalësh me Superior Klimën, të cilën e ka fituar vetëm me katër pikë diferencë.
Përgjithësisht të rinjtë e të reja e vijojnë kampionatin e tyre në qetësi të plotë, ndërsa duhet theksuar se, për femra, sikundër edhe te të rriturat, edhe tek të reja spikat trinomi Flamurtari-Apolonia-Tirana, çka dëshmon punën e mirë që bëhet me ekipet zinxhir.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 9-të
(15 shkurt 2015)
Vlora Basket – Superior Klima 40-36
Tirana – Apolonia 53-76
Vllaznia – Flamurtari 28-98
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Flamurtari 7 7 0 536-265 14
2. Apolonia 8 5 3 539-427 13
3. Tirana 8 5 3 427-398 13
4. Elbasani 7 5 2 563-347 12
5. Vllaznia 8 2 6 378-516 10
6. Vlora Basket 8 3 5 299-438 11
7. Superiori Klima 8 0 8 249-508 8